TAGS-AT E JAVËS

Forum22 Tetor 2023, 18:04

'Ves' kryeministrash?!/ Berisha 'gllabëroi' kompleksin Partizani, Rama Portin e Durrësit!

Shkruar nga Klodian Tomorri
'Ves' kryeministrash?!/ Berisha 'gllabëroi' kompleksin
Sali Berisha dhe Edi Rama

Dhe në te dy rastet, investimi është e njëjta gjë. Pallate bënë këta pallate do bëjë dhe durrsaku nga Dubai. Këta në tokën e gjyshit edhe ai në tokën e gjyshit me callme.

Dosja Partizani është dëshmia më e qartë se sa progres ka bërë Shqipëria gjatë qeverisjes së socialistëve dhe pse kjo maxhorancë meriton një mandat të katërt dhe ndoshta edhe të pestë.

Berishës kryeministër dhe i gjithëpushtetshëm iu deshën 4 vjet t’i kthente pronën e tyre 5 familjeve pronare, ku kishte interes edhe dhëndri i tij. Bëhej fjalë për 2.8 hektarë tokë gjithsej.

Ndërkohe maxhorancës aktuale iu deshën vetëm 5 sekonda dhe një biftek tek Nusreti për të avulluar 80 hektarë toke dhe Portin e Durrësit. Ai që i mori ishte durrsak den baba den dhe pronar i vjetër njësoj si këto 5 familjet.

Ky është progres. Reduktim i procedurave burokratike dhe qeverisje eficente.

Dhe në te dy rastet, investimi është e njëjta gjë. Pallate bënë këta pallate do bëjë dhe durrsaku nga Dubai. Këta në tokën e gjyshit edhe ai në tokën e gjyshit me callme.

E ka mirë ai kur thotë që në këto 10 vite të qeverisë tonë është bërë progres sa nuk është bërë në 20 e kusur vitesh të marra së bashku.

sali berisha spak rama porti i durresit

Lini një Përgjigje

Forum