Në vitin 2013 u fol për avokat Ngjelën se do të bëhej ministër i Drejtësisë, por thuhet se Ilir Meta nuk e pranoi. Ky natyrisht është gossip, prej atëherë avokati është një personazh publik në mediat televizive, ku krijon shpesh polemika e ndarje. Shumë dhe e sulmojnë.
Spartak Ngjela dhe Fatos Lubonja nuk janë natyrisht disidentët tipikë shqiptarë, pasi ka pasur shumë para tyre, që nga Musine Kokalari, Sabiha Kasimati, Riza Dani apo Arshi Pipa. E shumë njerëz që janë ndëshkuar, persekutuar, dhunuar nga një sistem dictatorial nuk gjejnë e nuk do të gjejnë rezultanten për të përshkruar simbolin e njeriut intelektual disident.
Megjithatë, Spartak Ngjela dhe Fatos Lubonja janë sot, pas 33 vjet postkomunizëm njerëzit më publikë të disidencës, të cilët kanë qnë shumë aktiv në sistemin e ri.
Madje në disa faza, mjaft prodhimtare; me shkrime, botime, intervista e natyrisht aktivitet publik. Sot avokat Ngjela e Fatos Lubonja janë njerëzit që i japin Shqipërisë atë koshiencën e aktivizmit antidiktaturë të intelektualëve që u persekutuan nga regjimi komunist.
Në një farë mënyre si Adam Michnik e Tadeusz Mazowiecki në Poloni, të cilët u vunë në krye të Solidarnosit. Nuk është tamam ashtu por në vija të trasha ashtu është.
Spartak Ngjela është djali i një ministri të qeverisë komuniste. U burgos pas babait të tij, por më shumë sepse ishte një kritik i hapur i regjimit, që ja thoshte edhe babait të tij. Kur regjimi komunist u rrëzua, Spartak Ngjela nuk mendoi për një revansh personal, por ndikoi nëpërmjet një lobimi që President i Shqipërisë të bëhet Ismail Kadare dhe Kryeministër Jusuf Vrioni. Dy nga njerëzit më të zgjuar dhe më të njohur në Perëndim të inteligjencës shqiptare.
Natyrisht që ishte një idealizëm, një utopi, dhe avokati e dinte por e ka mbrojtur fort. Më pas takoi disa politikanë demokratë që u përplasën me Sali Berishën në PD si Neritan Ceka, Arben Imami, Preç Zogaj, Perikli Teta,. Frrok Çupi etj dhe formuan “Aleancën Demokratike”. Avokati ju dha idenë e Eklezisë dhe Asamblesë, ide dhe standard perëndimore që vinin që nga lashtësia greko-romake perëndimore.
Nuk ja doli natyrisht, pasi askush këtu nuk e ka mendjen për asamble dhe eklezi, por lëvizi sërish parti në parti, lobim në lobim për të zbatuar konceptet tij prëndimore dhe demokratike.
Duke pasur vetëm një kundërshtar: të korruptuarit dhe antiperëndimorët. Ngjela ka pasur afrim edhe me monarkistët, ku shumë prej tyre që merrnin pjesë në festat e Guri Durollarit, nga avokati mësoi se si mbahej gota e shampanjës, u afrua edhe me PD-në, e me PS-në. Në fund ngriti një parti, e cila në Poloni është në pushtet/ “Partia për Ligj e Drejtësi”. Janë tallur sepse në partinë e avokatit ka pasur vajza të bukura, por parimet nuk se kanë ndryshuar.
Në vitin 2013 u fol për avokat Ngjelën se do të bëhej ministër i Drejtësisë, por thuhet se Ilir Meta nuk e pranoi. Ky natyrisht është gossip, prej atëherë avokati është një personazh publik në mediat televizive, ku krijon shpesh polemika e ndarje. Shumë dhe e sulmojnë. Por në fund i kanë dalë të gjitha, ose të paktën 70% e atyre që ka parashikuar. Që nga ngritja e SPAK e deri te thirrja e berishëve dhe Ilir Metës në Prokurorinë e Posaçme.
Ndërkaq, Fatos Lubonja, ashtu si avokat Ngjela është një nga disidentët e mëdhenj të regjimit komunist. i burgosur, e i internuar, në vit e para të postkomunizmit, Fatos Lubonja ka dhënë një kontribut fantastik si me aktivizimin e një rrjeti për të mbrojtur të drejtat e njeriut, ashtu edhe me shtypin intelektual të nivelit të lartë.
Lubonja ka qenë ndër të parët që u përplas me Sali Berishën pikërisht për të drejtat e njeriut në Shqipërinë, së bashku me një nga aktivistet më të njohura Christine Fon Cohl.
Revista “Përpjekja” e Lubonjës është një nga këndet më intelektuale jo vetëm shqiptare por edhe në nivel ballkanik. Në vitin 1997, Lubonja u aktivizua së bashku me Kurt Kolën në Forumin për Demokraci, për të rrëzuar një deviancë të frikshme të demokracisë. E kështu si Ngjela si Lubonja thënë të drejtën janë rritur si njerëz publikë pa asnjë lidhje nga partitë, të cilët s’i kanë dashur, sepse ishin me qoshe.
Po sot?
Lubonjën e duan vetëm njerëzit e Berishës dhe Metës, sepse që nga 2011, Fatos Lubonja shkeli atë që askush se mendonte se do ta shkilte. Justifikoi vrasjet e 21 janarit. Madje me forcë, e që prej asaj dite është rreshtuar në një ithtar i njerëzve të Sali Berishës dhe Ilir Metës. Të cilët, ndërsa Lubonjën e çojnë në qiell, avokat Ngjelën e sulmojnë, fyejnë madje me fjalë nga më të rëndat. E pse? Sepse ka mendimin e tij! Siç dhe nga ana tjetër sulmojnë edhe Lubonjën.
Të dy figurat janë edhe të dashur nga një palë edhe të urryer nga tjetra, por në fund, ka një ndarje më të madhe, ku avokati është një i bindur pro perëndimor dhe e do Shqipërinë të qeverisur nga SHBA e pa politikanët e korruptuar. Kurse Lubonja siç e ka thënë vetë, e do me tre banda dhe pa SHBA…
Lini një Përgjigje