
Nostalgjia për bilbilët dhe bilbilenjtët kaloi shpejt. Përplasja e duarve mbi dërrasa krijoi një bam bam dhe dum dum që të kënaqte shpirtin. Nuk ndihej nevojë për kurrgjë...
Shkruan Agron Gjekmarkaj
E djeshmja që pa maja për revolucionin , për të shiturit, dhe po aq për qeverinë.
Babo ishte parë duke ngrënë sushi në Tokio, më pas edhe Tezja , Krifca me Delinen të cilat lëpinë gishtat. Doktori erdhi deri afër, ngjatjetoi shkurt por fort mbështetësit jashtë kuvendit për ti frymëzuar për datën tre në mbrojtje të vulës që djali plangprishes do t’ia rrëmbejë si qoften nga pjata, i uruari.
Vendosmëria në sallë nuk mungoi nga asnjëra palë. Natyrisht siç pritej duhia revolucionare nuk mund të ishte e njëjta pa praninë e Kryezevendes Liderit. Ai shfaqet gjithmonë i pari në sakrifica dhe i fundit në pretendime.
Miqtë e mi revolucionarë e morën dhe nuk e lëshuan istikamin. Ata të frymëzuar nga trimëria dhe oratoria e borisë së Revolucionit Albanës sonë të dashur e bënë deken si më le.
Ajo me dore në xhepin e pantallonave dhe shikim drejt se ardhmes nuk jepej e stepej. Revolucioni ka gjetur ikonën e saj. Kauza doktrinën tek oratoria.
Nostalgjia për bilbilët dhe bilbilenjtët kaloi shpejt. Përplasja e duarve mbi dërrasa krijoi një bam bam dhe dum dum që të kënaqte shpirtin. Nuk ndihej nevojë për kurrgjë.
Kjo nuk do të thotë që mungoi nderimi për sakrificën e katër orëve që Mondi i pat fryrë me stoicizëm dhe cilësi armës së re duke fituar heroikisht ndëshkimin e pushtetit që asnjëri nga ne të shiturit se ka fat.
Teta Gerta me ka marrë zët aq zët sa nuk thuhet edhe pse mua më duket xhanan njeri.
Mora e dhashë me veten dhe si i krishterë shpirt trazuar që jam nuk e gjeta shkakun e këtij murrëtimi. Aq u lëshova në merzi sa më dukej sikur xhaxhi Titi me Tritanin i dukeshin ku e ku me njërzorë se unë paçka se e dokendisin sistemin mjekësor qe ajo udhëheq ore e çast me saber. Të jetë mërzitur që në kronike emërtohet si Teta një Zot e di. Unë Boren kam dëgjuar tek e pyeste: Teta Gerta, Teta Gerta a me ka Babo xhan? Dhe ajo u përgjigj ëhe ëhe të ka si jo, do të sjellë edhe gurabi” ! Aty e mora spunton. Ndaj rixha Babo bëmë derman se llafi yt melhem është për kësoj gjëmash.
Jorida ndonëse më pa të mërzitur nga gjithësa dhe i zi sterrë dëgjoi vetveten e iku, diçka me sëmboi në gji. Na mori me vete ëndrrat e ndryshimit për ti gjuajtur në Lanë e pa shqetësuar per dhimbjet e Gazit fashuar me plagë pas betejave të mëdha dhe të miat prej kronikani të pashërueshëm.
Tao kishte lyer flokët me një bojë të murrmë e të praruar dhe dukej goxha më i ri. Zërat janë se do filloje edhe palestër si Damua. Foli disa herë si delja që kullot në të njëjtën lendinë. Mëngjesin e kishte bërë të bollshëm se dendësi e madhe gromesinash e rrethonte. Potere e zhurme, gurgullima e krisma. Toni si nga perhumbja ngriti kryet dhe me shikim pyeti: “Ç’po ndodh?” ! Supet çova e me gjysëm zëri ju gjegja: ja është bilbili i Taos, armët e reja kundër opozitës”!
Margerti kishte vënë kufje që troku i revolucionit të mos e stresonte. Çehrja e saj siberiane befas u bë mesdhetare. I dha muhabet Niko qerratait të kthyer nga frontet e mëdha të Natos e buza e tij vesh me vesh si ylber. Qesh Nikua qesh ajo virane. Pastaj dielli ra edhe mbi Ulsiun e ngratë të cilin as qyqet s’ja kanë lakmi qekur Bela u ul në krah të Babos dhe golle ja bëri jeten.
Elva i shkoi pranë. Me mjekrën e tij si Frederiko Barbarosa qeshte edepsëzi ha ha e hi hi dukej sikur mbytej në një poçe me mjaltë. Hokatej edhe kjo viranja teksa ai i sillte të rejat e fundit mbi arkitekturën si njeri i kulturuar. Salianji foli qafiri. Ashtu siç di ai , pa hile e pa të keq, gjuajti me shkelm dhe dy tri kova zift vershuan neper korridor. Ju kujtoi rilindasve vuvuzelat që që shtinin deri në gurmaz për tu fryrë që tingull i tyre të librojë vatanin. Si petal malli ra mbi atë anë.
Ministri i Brendshëm Leontjev Çuçi pasi kishte sprapsur duhitë e mëdha të revolucionit rrinte më i qetë dhe shihte filma me aksion në celular.
Mimi di Puccini dhe Bracja si dëshmitarë të një kohe që nuk kthehet shtrënguan duart gjatë , gjatë të këndellura në buzëqeshje si për të thënë ” të na rrojnë kalamaqerit armiqtë me kokë poshtë”! Armiqtë e Braçes janë miqtë e Mimisë dhe e anasjellta , hajde merre vesh.
Etilda foli si trëndafili që shkund vesën, mirë vende vende, ëmbël diku diku, dhe qershia në fund duke cituar Taon ideologun.
Nasip Naço lutej nën zë. Tejet i përshpirtshëm shfaqej. u bëra merak. Ishte i shqetësuar për Majkon dhe Xhemalin në front me ruset në Ukrainë mos përlesheshin trup me trup me ruset nga trimëri e çartur.
Çyrbja nuk gjet paqe. Linja e kuqe direkt me Babon nuk po funksiononte. Një fjalë i duhej , një bekim për të dhënë jete hatasë tek Babo shahej paq nga opozita. Gjithë atë maraz vetëm këshillat e Enit ja paqtuan. Por sytë i nxirrnin shkëndija nga urdhër që nuk po vinte. Shpirti i kërkonte beteje.
Dash Sula nuk u pa e bashke me të bukuria e elegances që edhe me mungesë fliste. Saimir Koreshi qante si Lek Dukagjini për Skenderbenë. Lefter Geshtenja fshinte lotet me bërryl që ai lëshonte mbi banak.
Ina gjithnjë e me shumë e bërë një me fjalë e lirë kryente aksione guerrile, fliste dhe me vrap kthehej në vend që të mos e zinte ndëshkimi i Bashkës.
Bujar Leskaj ministri im i dashur qe punuam 18 muaj dikur sebashku shihte lëmshin e pazgjidhur të politikes me vështrimin e atij që do të thotë ”u dhje nusja në kalë o Gone”!
Elisa kishte të ftohtë. Një dolloma të bukur rozë që kishte veshur se hoqi për asnjë çast. Shikimi i Beles e cila here pas here tërhiqte një lëng frutash pa lëshuar asnjë ah u kryqëzua për një moment me atë të Xhelalit tashmë gjithnjë e më larg Kamzes dhe paqja dukej se kishte triumfuar mbi luftën. Kosta i Grazmozit dhe Lindites ishte bërë meit si gur varri. Ta therje gjak si dilte. Heshtja e tij nuk është ogur i mirë. Genc Gjonçaj i cili thotë bereqavers ,dite e natë falënderon Babon persa i ka dhënë dhe pret qe shtegu të hapet për më shumë. Lindita dhe Gaz Bardhi u përfshinë në serinë e dytë të betejës së pafund. Po vjen data 2 Mars , të gjithë presin Babon për ta pjekur në hell dhe askush nuk merakoset sa do qajë Bora.
Lini një Përgjigje