Otomanizmi është një një doktrinë fetare dhe racore për të asimiluar popujt e pushtuar. Otomanizmi na hoqi dashurinë për punën, për artet, për gjuhën si dhe na krijoi një raport të shtrembër me kohën.
Sot është dita jonë e madhe e Pavarësisë që u arrit pas 500 vjet pushtimi barbar nga otomanët dhe platforma e tyre otomanizmi.
Po çfarë është otomanizmi?
Otomanizmi është një një doktrinë fetare dhe racore për të asimiluar popujt e pushtuar. Otomanizmi na hoqi dashurinë për punën, për artet, për gjuhën si dhe na krijoi një raport të shtrembër me kohën. Otomanët na bindëm se vonesa nuk është diçka e keqe.
Një punë që nuk bëhet sot mund të bëhet nesër ose mund të mos bëhet fare. Vonesa na u kthye në tipar kombëtar. Kështu u vonuam 500 vjet.
Fat i madh i pasojave drithëruese të otomanizmit në Shqipëri është mungesa e fotografisë në shekujt 16, 17, 18 dhe 19. Nëse do kishte pasur fotografi për të treguar mjerimin e shqiptarëve të asaj kohe shqiptarët e sotshëm do lebetiteshin. Atyre që mbrojnë këtë mizori do u vinte turp, megjithëse mungesa e dëshmive nuk mund të jetë justifikim për ata që mbrojnë shfarosjen e kombit të tyre.
Në atë kohë rrugët e Shqipërisë ishin të mbushura me njerëz të leckosur, të paushqyer dhe të sëmurë.
Një e treta e vendit jetonte në kënetë. Nuk kishte asnjë shkollë, asnjë spital, asnjë port, tokat nuk bonifikoheshin dhe këtu nuk kalonte asnjë hekurrudhë. Shqipëria ishte një territor i izoluar nga ku merreshin vetëm bagëti dhe ushtarë dhe ku nuk cohej asgjë vec armëve për të shtypur ata që nuk bindeshin. Mjetet që u përdorën nga otomanët ishin dhuna, uria, malarja, vrasjet dhe taksat. Por të gjitha tiparet e otomanizmit e klasifikojnë atë si një nga format më të egra të kolonializmit. Ata që nuk e dinë çfarë është otomanizmi duhet të dinë se kjo perandori barbare i taksonte njerëzit sipas përkatësisë fetare.
Kush nuk ishte musliman paguante taksë. Kjo taksa mbi fenë quhej xhizve. Shtetet vendosin taksa mbi pronën, mbi tokën, mbi punën, mbi fitimin dhe mbi tregtinë. Perandoria Otomane vendosi dhe një taksë mbi shpirtin, prandaj ajo është më e pashpirt se të gjithë pushtusit që na kanë rënë mbi shpinë. Xhizve ishte një lloj xhezveje ku përvëlohej me ujë të ndenjur ndërgjegja jonë kombëtare. Kolonializimet janë gjithnjë të rënda, të dëmshme dhe shfarosëse megjithatë ka disa lloje kolonializmi. Ne na ra ai më i keqi.
Në kohën kur spanjollët, portugezët dhe më pas anglezët dhe francezët morën detet për të pushtuar botën ne që ishim shumë afër tyre patëm fatin më të zi. Turqit osmanë, pra otomanët që nuk kishin flota për të shkuar në Amerikë dhe Azi për të zbuluar Kinën, apo Afrikën iu sulën Ballkanit. Në vitin 1492 kur Kristofor Kolombi shkoi në Amerikë, otomanët e pushtuan plotësisht Shqipërinë pas pothuajse 50 vjet përpjekje dhe rrethim të egër. Skënderbeu kishte vdekur në vitin 1468 dhe Shkodra ishte pushtuar në vitin 1479. Pas këtyre dy humbjeve nisi një fazë pushtimi brutal dhe fatkeqësia jonë është se ndryshe nga ajo e shumë popujve të tjerë u kolonizuam nga një popull më i pacivilizuar se ne. Në cdo kuptim të fjalës otomanët e viteve 1400 ishin shumë më të pazhvilluar se shqiptarët. Ata ishin fise të vogla që bënë një shtet duke na pushtuar, ne ishim shtete të vogla që u kthyem në fis duke u pushtuar.
Është cinike ta them, por ne patëm më pak fat se indianët e Amerikës, apo shumë popuj afrikanë që u pushtuan nga popuj më të zhvilluar se ata. Ne ramë në një lagështirë morale që na kalbi për 500 vjet.
Prandaj Otomanizmi nuk ishte një pushtim por ishte një kolonializim. Kur otomanët ikën nuk lanë asgjë pas.
Shqipëria post otomane doli si vendi më i varfër, më i grabitur, më i paditur, më i sëmurë, më i vogël dhe më i uritur në Evropë. Asnjë armik nuk na ka trajtuar më keq se otomanët gjakatarë. Ata na zhveshën nga nevoja për të punuar, për të ëndërruar dhe për të jetuar me drejtësi. Ata na ndanë nga trungu dhe na lanë të kalbemi në moçalin e tyre thithës.
Pa pushtimin otoman historia jonë do ishte më e ndritur dhe sot do ishim një popull europian më i madh dhe plotësisht i integruar. Prandaj përpjekja e Ismail Qemalit që duke kaluar mes baltrave të kohës arriti ta shpallë Shqipërinë të pavarur në 28 nëntor të vitit 1912 është ndoshta akti më kurajoz i historisë sonë. Të gjitha të këqijat që kemi pësuar dhe po pësojmë ende dhe sot e kanë burimin atje. Te ato 500 vjet errësirë, poshtërim dhe përulje kombëtare.
Otomanizmi është sëmundja jonë që duhet ta shërojmë deri në fund. Jam i bindur se do t’ia dalim. Do shërohemi.
Gëzuar të gjithëve.
Jemi pjese e Europes dhe do te na duhen vite per tu bere Europe . Mjafton te mos shohim pas . Praktikisht e shoh te pamundur .
Nuk kam pare nje analize kaq precize ,te sakte dhe kurajoze.Bravo bravo per guximin dhe qe ja thane gjerat sic jane pa sperdredhje. Shqiperine or lum miku e krijuan Italia dhe Austro Hungaria per gjeopolitiken e tyre si kordon sanitar ndaj sllaveve dhe qe Greqia mos dilte ne Otranto.Dmth Shqiperia u krijua si reagim ndaj fuqive ballkanike,te tjerat jane rrefime dimri.Po kush e mori ne dore drejtimin e vendit?Gjithe bejleret katile, nga koka tek kembet turq qe kishin qene ne kullotat e perandorise otomane sa ato ishin te gjelbra.Dmth nuk ndodhi qe te vinin te tjere shtresa te reja klasire apo kristiane,nqs ishte pavaresi reale do duhet te ishte bere nje katharsis nga ato figura bejleresh drejtues te larte ne perandorine me te zeze ne historine e njerezimit,dmth qe ne fillim te krijimit me hile anadollake prandaj ka shkuar keshtu ky vend Ismail Qemali qe thua ti Beni ka thene per perandorine otomane “ Te vdekurin sado ta duash duhet ta kallesh ne dhè sepse qelbet e bie ere” Dicka tjeter eshte “happy end “ne fund qe do ja dalim etj,kete dhe ti Beni vete nuk e beson.Me Balluken turkoshake dhe Zeqinera me meselera dhe Xhixhilera aha keq e kemi punen.De Goli i madh kur e pyeten njehere per Shqiperin komuniste u pergjigj” Ai vend vetem Ali Pashe nxjerr” dmth sundimtare te dhunshem te cmendur gjakatare
Shume e drejte, por të mos harrojne se pushtimi ishte i dyfishte. Gjuhen shqipe e luftonin se bashku si pushtuesit turq, ashtu edhe kisha greke. Kjo e fundit luftonte me shume orthodhokset shqiptare qe deshen mesimin e gjuhes amtare. Me gjeni nje shtet ku prifterinjte mallkojne gjuhen e nje populli tjeter!? Shpetuam deri diku nga Turqia, por jemi ende gjysme koloni e zeshkaneve të Pontit.
Ju lumtë mendja dhe dora z. Blushi! Një analizë e detajuar që duhet ta lexojnë të gjithë! Vazhdon mentalitet i sëmurë, që trashëgohet nga ato shekuj të pushtimit të gjatë, fatkeqësi e madhe e nji populli skllav!
Sakte Ben, bravo!
Ky shkrim eshte thjesht nje deshmi e kompleksit te inferioritetit te thelle te Bushit.
Vetem titulli mjafton per ta pershendetur, pjesen tjeter s’po e lexoj
Mos u mer me histori se je elite.ti cdo gje e ke me hile dhe mashtrime mir ta beri rama se sa qe minister nuk bere nje shkoll por vodhe miljona.edhe deputet namin bere.mosdil dhe mos jep mendime per historin leri specialisteve ne dore.more mashtrus dallaverexhi
Të gjitha të këqijat na kanë ardhur nga sundimi 500 vjeçare e Turqisë. Të gjitha ato zakone të kota, ligje fetare të pashkruara por të trashëguara nga turqit, dhuna, nënshtrimi i grave dhe fëmijëve, gjakmarrja dhe mbi të gjitha imoraliteti ishte i tmerrshëm antinjerëzorë, (dhe këtë ma ka treguar gjyshja ime që e ka jetuar atë kohë)Gjyshi im ka qenë dy herë ushtar në Jemen të Turqisë, njëherë për vete dhe njëher për vëllain më të vogël për arsye se atje shkonin dhe pak ktheheshin. Ai i dinte rrugën dhe e shpëtoj vëllain nga shumë vuajtje. Ka bërë 12 vjet ushtri për atë perandori të tmerrshme që i trajtonte ushtarët si skllevër. Në kohën e monizmit qeveria e Enver Hoxhës bëri një punë të mirë në zhdukjen e disa zakoneve të trashëguara nga turqit. Hoqi perçet grave dhe vajzave, u dha të drejtat e barabarta me burrat, i arsimoi gratë dhe bëri mbas luftës kurse kundër analfabetizmit me gratë e të gjitha moshave. Më kujtohet nëna ime që dinte të gjithë vjershën:Krujë o qytet i bekuar, prite prite Skënderbenë, po vjen si pëllumb i shkruar, të shpëtojë mëmëdhenë etj etj. Sot kanë ndryshuar kohët dhe Turqia duhet t'i kishte kërkuar falje shqiptarëve shumë kohë më parë për dëmet e shkaktuar por kohët e fundit na janë gjendur pranë si në tërmetin e fundit por këto nuk i justifikojnë kurrë ato 500 vite robëri. Ne sot do të ishim pjesë e Europës shumë më herët. Nuk besoj se otomanizmi do të përfundojë. Është i ngulitur keq.
500 vjet kemi rrojtur me pahir, lidhur këmbë e duar me zinxhirë