
Kryeministri ka qene vetëm ekzekutuesi i ideve edhe planeve të tyre, ndërsa Kuvendi noterizuesi i interesave të tyre....
Në qoftë se ka një gjë që ka ekzistuar defakto edhe ka funksionuar efektivisht në qeverisjet socialiste është “Parlamenti i sipërmarrësve”.
Defakto një numër shumë i kufizuar sipërmarrësish të huaj edhe vendas kanë vendosur prioritetet infrastrukturore, financiare edhe politike të këtij vendi.
Ata kanë qenë Parlamenti i vërtetë vendimmarrës i këtij vendi.
Ata kanë shtyrë ligjin e investimeve strategjike 7 herë.
Ata kanë vendosur që toka në bregdet t’i merret pronarit me ligj edhe t’i jepet investitorit strategjik.
Ata kanë marrë porte, aeroporte, marina, e arterie rrugore, miniera me koncension pa garë.
Ata kanë përfituar fondet e IPARD, ata janë përfituesit më të mëdhenj te garancive sovrane.
Ata vendosin kur edhe si do te bëhet amnistia fiskale.
Ata përpiqen deri të përcaktojnë edhe tarifat e importit për lavatriçet, sobat edhe televizorët e përdorur.
Kryeministri ka qene vetëm ekzekutuesi i ideve edhe planeve të tyre, ndërsa Kuvendi noterizuesi i interesave të tyre.
Tani ka ardhur koha që ky "Parlament të ligjërohet".
Këtu kryeministri po tregohet i sinqertë, ky është premtimi më i vërtetë "ne duhet t’i njohim vendimmarrësit e vërtetë në ketë vend".
Lini një Përgjigje