
Pas bllokimit të urdhër arresteve për gardistet e 21 janarit, kjo është hera e dytë që Berisha stopon dhe ndalon ekzekutimin e një vendimi gjykate.
Gazetari Elton Qyno shprehet se vendimi i ish-kryeministrit Sali Berisha për t’u mos u paraqitur në GJKKO është jashtë çdo vije sjellje institucionale.
Qyno shprehet se Berisha po i shmanget përballjes ligjore dhe realitetit duke mos iu përgjigjur gjykatës.
“Mosbindja e Sali Berishës, ndaj një vendimi gjykatë si GJKKO, të cilën përmes votës së tij në parlament e ka ngritur vete, është amatorizëm dhe jashtë çdo vije sjellje institucionale.
Berisha del publikisht dhe pranon se ka marrë dijeni për vendimin e gjykatës dhe caktimin e masës së sigurisë, duke e quajtur atë një paçavure te SKAP-it të Edi Ramës.
E marrim të mirëqenë që SKAP-i është i Edi Ramës, por njëkohësisht kuptohet nga kushdo dhe nga vete Berisha që ë thotë me gojën e tij ne konference se ka mare dijeni për vendimin e gjykatës kundër tij.
Berishën e thërret një institucion si gjykata dhe SPAK dhe jo komunalja e bashkisë.
Ndaj sjellja me këtë formë naiviteti se vallaha s’ka mare dijeni është një tregues qe Berisha po i shmanget përballjes ligjore dhe realitetit.
Ndërkohë dijenia e tij për vendimin pranohet nga vete Berisha në çdo dalje publike.
Shkurt Berisha po ndjek rrugën e mosbindjes dhe konfrontimit, nëse policia do urdhërohet ta shoqërojë forcërisht.
Pas bllokimit të urdhër- arresteve për gardistet e 21 janarit, kjo është hera e dytë që Berisha stopon dhe ndalon ekzekutimin e një vendimi gjykate.”-shprehet Qyno.
Lini një Përgjigje