
Pse, a nuk e kishin drejtuar edhe skllavërinë sllavopronarët, një krijim i mendjes njerëzore ky, ku sllavopronarët, me forcën e tyre, i shrytëzonin skllevërit drejt një punë pa mëditje, por vetëm me ushqim, fjetje dhe veshje?
Si ka ecur zhvillimi shoqëror në botën tonë tokësore?
Ai ka ecur, në shekuj e shekuj, nga prodhimi bujqësor në prodhimin industrial, e, nga prodhimi industrial në shkencën e lartë.
Historia e një shoqërie të caktuar, në një sens të përgjithshëm, është e njëjtë me historinë e një individi që di të veprojë me arsyen e tij dhe për interesin e tij.
Kjo ndodh sepse edhe shoqëria nga këta individë drejtohet dhe vepron.
Pse, a nuk e kishin drejtuar edhe skllavërinë sllavopronarët, një krijim i mendjes njerëzore ky, ku sllavopronarët, me forcën e tyre, i shrytëzonin skllevërit drejt një punë pa mëditje, por vetëm me ushqim, fjetje dhe veshje?
Dhe pikërisht ky sistem erdhi dhe krijoi elementët e parë të botës së re.
Sepse...
Edhe feudalizmi, a nuk krijoi më pas pronën e feudalëve të mëdhenj e të vegjël si pronarë të hapësirave tokësore, ku punonin tani bujkrobërit e shumtë?
Pse, a nuk e krijuan paranë e tyre të madhe tregtarët nga prodhimi i bujkroberve, prodhim ky që vinte dhe e mblidhnin feudalet dhe e shisnin me shumicë të tregtarët. Dhe, a nuk krijuan fitime në para tregtarët në tregtinë e tyre nëpër qytete gjatë feudalizmit, për të krijuar me pas miliona para nga kursimet e tyre?
Pse, a nuk ishte kjo para e krijuar nga kursimet e tregtarëve në sistemin feudal, që u hodh me pas nga tregtarët në zhvillimin e tregut dhe industrisë?
Dhe më në fund, a nuk ishin këta tregtarë që me investimin magjik krijuan fabrikat e para të prodhimit të mallrave?
Por, a nuk ishte pikërisht ky procesi, të cilin ekonomia politike e quan "kalimin nga kapitali tregtar në kapitalin industrial"?
Por, në fakt, ky është vetë krijimi i zhvillimit industrial që, përfundimisht, e ka sjellë shoqërinë njerëzore këtu ku është sot: në një prodhim industrial që krijoi tregun industrial dhe vetë paranë e madhe që vinte e vjen nga ky treg i nivelit të lartë, dhe krijoi e po mban një shkencë të nivelit të lartë dhe një shkollë cilësorë e cila e mban teorikisht brenda vetes, të gjithë atë rrugë që trajtuam më lart në këtë artikull.
Dhe prandaj ne sot jemi saktësisht në kohën e shkencës së madhe, e cila vijon të jetë në progresin e vet integral të mendjes njerëzore, vit për vit e më shumë, dhe ka rritur në shoqërinë njerëzore mirëqenien e çdo shoqërie e formësuar sot sipas shteteve të pavarur, në të gjitha kontinentet e tokës?
Lini një Përgjigje