
Bashkimi kombëtar gjithëshqiptar në Gadushullin Ilirik, duhet të jetë historia e re e shqiptarisë dhe njëherësh me afekt të fortë ndërkombëtar.
Shqiptaria vijon të jetë në zhvillim.
Kryeministri Kurti është shumë aktiv. Vizita e tij në Sarajevë sot ka qenë një sukses i tij shumë i dukshëm që ka pezmatuar Beogradin.
Shqipëria dhe Kosova, nëse lëvizin me aktivitet të suksesshëm politik me të dy kryeministrat shqiptarë, politika shqiptare aktive në Gadishullin Ilirik do të krijojë një etapë të re politiko-historike në Gadishull, por edhe në Evropë.
Aktualisht po kuptohet një pesimizëm në qeveritë sllave të Ballkanit, prandaj të dy shtetet shqiptare duhet të krijojnë sa më shpejt një politikë të përbashkët ku duhet të kontribuojnë edhe shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, si organizim politik.
Nuk duhet ndrojtje, duhet të tregohet guxim, njëlloj si politika që po ndjek në mënyrë permanente Albin Kurti.
Bashkimi kombëtar gjithëshqiptar në Gadushullin Ilirik, duhet të jetë historia e re e shqiptarisë dhe njëherësh me afekt të fortë ndërkombëtar.
Po kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ku është? Duhet të përfshihet edhe ai në lëvizjen politike shqiptare në Gadishullin Ilirik, por dhe më tej nëpër vendet perëndimore që kuptohet se po përkrahin shqiptarinë.
Zotërinj, politika kombëtare është lëvizje e zhvilluar ndërkombtarisht, është mbështetje në ide të reja për lartësimin e çështjes kombëtare shqiptare dhe në propozime për aleanca të reja.
Politika kombëtare e një vendi si Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia kërkon gjetje te reja në çdo moment historik.
Sot janë tre shtete shqiptare në Gadishullin Ilirik, koha kërkon edhe më, sepse bota shqiptare tani ka hyrë në një fermentim të ri.
Po politika gjithëshqiptare në Gadishullin Ilirik a e ka konstatuar këtë fermentim të ri të Shqiptarisë?
Nese e ka konstatuar duhet një bashkim ideor gjithëkombëtar i të tre shteteve shqiptare, dhe syri për akt politik duhet të hidhet edhe nga Çamëria.
Shqiptaria është sot shumë e fortë.
Prandaj...
Politika shqiptare duhet të bashkohet dhe t'i japë një fuqi të re historike shqiptarisë në Gadushullin Ilirik, me të tre shtetet e saj që sot janë në një zhvillim thelbësor historik: në gjuhën shqipe, në letërsinë shqipe, në politikën gjithëshqiptare dhe, edhe në përkrahjen ndërkombëtare që kuptohet se është shumë e fortë në nivelet e larta të Saj.
Por, politika është politikë...
Lini një Përgjigje