TAGS-AT E JAVËS

Forum16 Qershor 2024, 21:01

Shqiptarët duhet të braktisin natyrën hakmarrëse!

Shkruar nga Spartak Ngjela

Shqiptarët duhet të braktisin natyrën hakmarrëse!

Por, a mund ta kapërcejmë këtë në një proces vetjak për të kaluar nga depresioni që të shkakton ideja e hakmarrjes, tek përbuzja, ashtu siç na ka thënë Volteri?

Kur Volteri tha se "gjithçka mund të durohet përveç përbuzjes" - Everything can be borne except contempt - kuptohet se ai iu tha njerëzve të ditur se të përbuzësh një kundërshtarin tënd, sigurisht që ti je në lartësinë e asaj që në primitivizëm dhe në mesjetë i thoshin hakmarrje, dhe që ne, si shqiptarë, edhe pse në një rënieje që i ka bërë koha, ende hakmarrjen e kemi si natyrë.

Por, a mund ta kapërcejmë  këtë në një proces vetjak për të kaluar nga depresioni që të shkakton ideja e hakmarrjes, tek përbuzja, ashtu siç na ka thënë Volteri?

Sigurisht që po. Sepse ne tani e kemi kaluar përgjithësisht krimin e hakmarrjes, dhe mbeturinat që po konstatohen tek-tuk, do të shkojnë drejt shuarjes se krimit të vrasjes me motiv hakmarrjen.

Dhe ky duhet të jetë procesi ynë i moralit kombëtar në vijimin e zhvillimit tonë drejt Evropës së Bashkuar.

Lini një Përgjigje

Forum