
Kurrë nuk do të jetë më e ndotur se çka qenë dhe është prej 34 vitesh Shqipëria nga maksimalja 816 kuintal mish kërrmash që mbajnë erë sa herë hapin gojën për të mashtruar e vjedhur shqiptarët...
Ehhhh sa mirë do ishte që kompania KURUM pasi të shkarkonte në Durrës 816 ton mbetjet toksike, të ngarkonte për në Tajlandë, Afrikë, Alaskë e kudo një ngarkesë të vetme me 816 individë një kuintalsha mbeturina politike, mediatike, gjyqësore dhe biznesQEN, që kanë bërë pis dhe kanë vjedhur prej 34 vitesh Shqipërinë dhe shqiptarët.
Të mbledhur të gjithë së bashku nuk janë më shumë se 816 kuintal dhe të llogaritur për 34 vite babëzi, vjedhje, mashtrim, hipokrizi, teatër të pështirë mes njëri-tjetrit duke u tallur me shqiptarët nuk i bie më shumë se 24 kuintal mbeturina për çdo vit në 34 vite mender demokraci, por që në fakt ka qenë dhe vazhdon të jetë DEMUT-KRACI.
Do t’i lutesha shumë kompanisë KURUM që brenda mundësive të shpenzojë duke eksportuar jashtë Shqipërisë vetëm një ngarkesë të tillë, pastaj le të sjellë të gjitha mbeturinat e botës dhe mbetjet toksike nga çdo cep i Globit në Shqipëri.
Se kurrë nuk do të jetë më e ndotur se çka qenë dhe është prej 34 vitesh Shqipëria nga maksimalja 816 kuintal mish kërrmash që mbajnë erë sa herë hapin gojën për të mashtruar e vjedhur shqiptarët.
Nuk besoj se do mërzitej kapiteni i anijes që po kthehet nga Tajlanda që si kapiten i anijes me këto plehra që duhet të ngarkohet për eksport të jetë Rama që të kemi siguri se kjo “ngarkese” nuk na kthehet më mbrapsht nga asnjë shtet.
Lini një Përgjigje