TAGS-AT E JAVËS

Forum25 Gusht 2024, 13:51

800 ton mbetje toksike janë hiç para pazareve që kanë bërë në 25 vjet plehrat e politikës!

Shkruar nga Myslim Murrizi
800 ton mbetje toksike janë hiç para pazareve që kanë
Myslym Murrizi

Për të marrë vesh se si “plehrat” e pushteteve janë tek çdo aferë plehrash, shihni kush kanë qenë dhe kush janë “avokatët” apo “studiot ligjore” që mbrojnë ose përfaqësojnë këto kompani prej vitesh.

Për mbeturinat toksike dhe për plehrat e politikës të shtetit dhe pushtetit edhe kur shkruan ndotesh e jo më te bësh dallimin se nga ndryshojnë “plehrat” që qeverisin shqiptarët nga plehrat dhe mbeturinat toksike që herë eksportohen dhe herë importohen në Shqipëri nga plehra qeveritare.

Nuk është rastësi që skandalet ndoshta më të mëdha të plehrave që qeverisin janë të lidhura me plehrat siç ishin inceneratorët.

Kurumi nuk është i vetmi biznes që është përdorur nga çdo plehrë pushteti për përfitime.  

Kurumi është privatizuar qysh në vitin 1999 kur ministër industrie ishte Ylli Bufi dhe në qeveri ishte PS.

Ka 25 vjet që ka prodhuar mbi 10-15 mijë ton hekur në muaj dhe ka fituar rreth 2-3 milion euro në muaj ose 25-30 milion euro në vit.

Për 25 vjet llogariteni vetë se sa fitim ka marrë Kurumi nga ky privatizim ( 25 vjet herë 30 milion baraz 750 milion euro).

Nëse keni këllqe dhe nuk jeni bërë pis nga ky biznes pyesni se sa tatime ka paguar Kurumi në këto 25 vite dhe do shihni që 800 ton plehra janë hiç para pazareve që kanë bërë në 25 vjet plehrat e pushteteve.

E njëjta histori si me kompaninë BANKERS PETROL askush nuk guxon të flasë por belbëzojnë si të dhjerë.

Edhe BANKERSI ju është “ falur” qysh në 2004 dhe prej 20 vitesh nuk ka paguar kokërr leku tatim fitimi edhe pse nxjerrë dhe shet mbi 1.2 milion ton naftë çdo vit me një çmim 400 euro tonin dhe i bie që për 20 vjet të ketë shitur rreth 10 miliard euro pasuri shqiptarësh dhe zero lek te paguar për shqiptarët por ka paguar zagarët.

Po të njëjtin model kanë ndjekur pothuajse të gjithë “plehrat” e pushteteve me BKT, me Telekomin, me SGS, me Aleatin, me Rapiskanin, me AMC, me Vodafonin, Plusin dhe Igellin, me Portin e Durrësit, Aeroportin Nënë Tereza, ngjyrimin e naftës, kasat fiskale, ÇEZ-in, Hecet, TEC-et nga Bangladeshi, investitorët strategjik.

Për të marrë vesh se si “plehrat” e pushteteve janë tek çdo aferë plehrash, shihni kush kanë qenë dhe kush janë “avokatët” apo “studiot ligjore” që mbrojnë ose përfaqësojnë këto kompani prej vitesh.

Prandaj mos na çani trapin sikur po “ziheni” se kush i ka qejf me shumë e kush i ka inatë më shumë plehrat apo mbetjet toksike.

800 ton plehra që Kurumi ka nisur për në Tajlandë janë shumë e shumë më pak se plehrat e politikës shqiptare që kanë mbushur xhepat duke ju falur këtyre kompanive pasuri shqiptarësh në 34 vjet.

Lini një Përgjigje