
Dëgjo o njeri: kurrë mos ia jep besimin një tjetri gjer aty sa ky, me tradhtinë e tij, mund të të çojë ty deri në flijim.
Të dyja i takojmë sot rëndom këto në jetën shoqërore në Shqipëri.
Por, cila është moralisht më e rëndë si shkelje?
I.
Nuk është intriga nga një kundërshtari yt ajo që të krijon kërcënimin jetësor më të rrezikshëm?
Ja,kjo është një pyetje me shumë rëndësi.
Por, intriga, sado e rëndë që të ketë qenë, është një diçka që kalohet, pavarësisht nga dëmi që ajo të ka shkaktuar.
Më e rëndë, është tradhetia që të bën një miku yt i ngushtë, apo një i afërmi yt.
Por, tradhtia është një nocion shumë më i gjerë në moralitetin tonë shqiptar.
Tradhëtia tregon që ty të është shpërdoruar besimi që ti ke dhënë, dhe për një përfitim të caktuar, ti je gënjyer ose intriguar nga dikush.
Por, pse ia ke dhënë besimin dikujt deri në këtë cak?
Dhe kjo është gjithashtu një pyetjet e rëndësishme.
E pra, edhe viktima në këtë rast ka gabimin e tij. Por duhet të pranojmë se besa, si besim, është një normë e domosdoshme në zhvillimin e marrëdhënieve shoqërore, sepse besimi eshte një normë e lartë morale në një marrëdhënie martesore, besimi është një norme solide në ekonominë e tregut etj.
Por, në të njëjtën kohë, në këto marrëdhënie, nuk mund te përjashtohet forca e ligjit dhe shkelja e ligjit si aktiviteti kriminal, i cili nuk është objekt i këtij statusi.
II.
Dëgjo o njeri: kurrë mos ia jep besimin një tjetri gjer aty sa ky, me tradhtinë e tij, mund të të çojë ty deri në flijim.
Por Besa është koncept moral me qëndrueshmëri me të lartë se besimi.
E shikoni se çfarë krijimi të moralit të lartë i kanë dhënë raportit logjik shqiptarët, në kalimin moral, nga besimi tek Besa?
Dhe kjo duhet të jetë aksiomë për çdo individ që punon në një treg të lirë, siç është sot edhe tregu në Republikën e Shqipërisë.
Megjithatë, tradhetia ka shumë aspekte, madje deri edhe tek marrëdhëniet martesore.
Por, në publicistikën perëndimore dhe, edhe në publicistikën shqiptare, vendin parësor si përdorim, tradhëtia e ka në normën ligjore kushtetuese që quhet: tradhëti ndaj atdheut.
Pastaj ajo merr kuptimet edhe për akte me një rëndësi më të vogël që i bëhet mikut, shokut, bashkëshortit ose bashkëshortes.
Gjithsesi, në moralitetin tonë shqiptar, akti i tradhtisë është damkë amoraliteti që e rëndon shume individin që e ka kryer, e parashikuar në të gjitha ligjet e marrëdhënieve shoqërore në Shqipëri.
Tradhetia ka qenë e dënuar shume rëndë në moralin e shqiptarëve.
Sepse shqiptarët janë shumë lart në konceptin e dhënies së fjalës dhe të besës.
III.
Na duhet të theksojmë në këtë çast se:
Asnjë shoqëri tjetër në Evropë, por edhe me gjerë, nuk e ka dhënien e besës një akt normativ moral në lartësinë që e kanë pasur dhe e kanë ende shqiptarët.
Dhënia e besës, në historinë mijëravjeçare të ne shqiptarëve, ka qenë një instituti moral i paprekshëm me të cilin shqiptarët, si popull, i kanë mbijetuar në shekuj e shekuj hordhive të shumta pushtuese që kanë dashur ta zhduknin si popull.
Ata pushtues, nuk mund t'ua pranonin shqiptarëve aftësinë superiore të mendjes, moralit dhe, sidomos besës.
Por, kanë qenë pikërisht këto virtyte të larta që e shpëtuan etninë shqiptare në historinë e rrezikshme që ka kaluar, dhe që sot po shkon drejt unifikimit të saj gjithë-shqiptar.
IV.
Por, në historinë e Shqipërisë është ende një mangësi mostrajtimi konceptual, teorik, praktik dhe historik i Besës së shqiptarit, e cila padyshim që i jep popullit shqiptar një vlerë të lartë e të veçantë në historinë botërore.
Por kjo, padyshim që do të bëhet, sepse, si normë morale e veçantë tek shqiptarët, besa e dhënë, ka hyrë e po studiohet në mënyre të veçantë në trajtim teorik, në rrafsh evropian.
Por, edhe katedrat e universiteteve të shkencave shoqërore, në Shqipëri e në Kosovë, duhet ta marrin me interes të veçantë historik e kombëtar trajtimin teorik e praktik të konceptit thuajse magjik të Besës së shqiptarit, në të gjithë historinë mijëravjeçare të popullit shqiptare e të gjuhës shqipe.
Lini një Përgjigje