TAGS-AT E JAVËS

Forum 9 Maj 2025, 22:32

Shprehja brilante e Niçes dhe Saliu me klithmat e tij për shkatërrim

Shkruar nga Pamfleti

Shprehja brilante e Niçes dhe Saliu me klithmat e tij për

E kuptoni tani se sa pak e njohim ne shqiptarët sot historinë, dinjitetin kombëtar dhe dashurinë për atdheun dhe popullin të cilit i përkasim?!!

Liderët ose personat që drejtuan lëvizjen antikomuniste të vitit 1991 - 1992, nuk e kishin brenda tyre në mendim shprehjen brilante të Friederich Nietzsche (Fridrih Niçe) që kishte thënë se:

Çdo rritje e madhe sjell me vete thërmim dhe rënie të madhe.

Dhe kjo i ndodhi të gjithë botës komuniste, dhe sigurisht edhe Shqipërisë. 

Nuk ishte rastësi fakti që edhe Shqipërisë komuniste i ndodhi e njëjta gjë në vitin 1992. Sepse ajo që ndodhi ishte një thërmim dhe një rënie e madhe.

Sigurisht që gjithçka do të thërmohej, sepse personat që e drejtuan si liderë në qendër në Tiranë dhe në të gjithë qytetet e Shqipërisë, i shkatërruan të gjitha fabrikat dhe uzinat e Shqipërisë, gjithsej 500 të tilla.

Dhe në krye të këtij shkatërrimi gjigant ishte një Sali dhe një grup injorantësh që menduan se ashtu do të krijonin një histori të re.

Por ne shqiptarët ende nuk e kemi një studim serioz se sa i madh ka qenë ai shkatërrim.

Por dimë ama vetëm një fakt: në parlamentin e Serbisë, para një viti, u ngrit një bastard serb që u mburr duke thënë:

Ne serbët, në vitet 1992 -1994, kemi shkatërruar në Shqipëri 500 uzina dhe fabrika.

Dhe, presidentin absolut të atyre viteve ne, sot, e kemi ende nëpër këmbë në Shqipëri me klithmat e tij për shkatërrim.

E kuptoni tani se sa pak e njohim ne shqiptarët sot historinë, dinjitetin kombëtar dhe dashurinë për atdheun dhe popullin të cilit i përkasim?!!

Lini një Përgjigje