TAGS-AT E JAVËS

Forum22 Qershor 2025, 09:50

SHBA-të shpërthyen tri centrale bërthamore në Iran; Lufta e fshehur që po ndodh para syve tanë!

Shkruar nga Spartak Ngjela

SHBA-të shpërthyen tri centrale bërthamore në Iran; Lufta e

Le të presin ditën e sotme çfarë do të sjellë; sepse bota është nën shqetësimin e një lufte e cila mund të kthehet edhe në një luftë bërthamore.

SHBA-të kanë goditur tre centrale bërthamore kryesore në Iran, tha Presidenti Donald Trump të shtunën në mbrëmje. Vendet janë Fordow, Isfahan dhe Natanz, të cilat ndodhen në zemër të ambicieve bërthamore të Iranit.

Kjo ishte një ngjarje e madhe e cila na tregoi se Amerika hyri në luftë me Iranin.

Por, kjo tregon se koha e luftës kundër Iranit do të jetë shumë e shkurtër në zgjatjen e saj.

Ishin tre bombardime cilësore në qendrat bërthamore të Iranit.

Fakti që Amerika ndërhyri në këtë luftë; pushimi i saj është tashmë i sigurt.

Të shohim rrjedhojën e bombardimeve amerikane në tre centralet bërthamë të Iranit, se çfarë kjo do të sjellë.

Shenjat janë se Irani, pas kësaj, do të pranojë të ulet në bisedime.

Le të presin ditën e sotme çfarë do të sjellë; sepse bota është nën shqetësimin e një lufte e cila mund të kthehet edhe në një luftë bërthamore.

Por duhet të theksojmë se, përderisa Amerika hyri në këtë luftë, paqja po shkon drejt sigurisë.

Paqja në një luftë vjen nga forca; dhe forca mbrëmë u ushtrua nga Amerika.

Shpresat logjike janë se, pikërisht këtu, do të kemi Shenjat e forta të kthimit të kësaj lufte të rrezikshme drejt armëpushimit të palëve.

Të shohim...

Lini një Përgjigje