
Është arti dhe letërsia që e mbart me vete vlerën artistike në progres historik, prandaj ne jemi të detyruar që vijimisht të rivlerësojmë vlerat tona pavarësisht nga koha kur ato kanë dalë dhe e kanë mbërthyer shoqërinë, duke i dhënë asaj vlerën e vet si shoqëri.
Ne shqiptarëve, në të dy shtetet shqiptare: në Shqipëri dhe në Kosovë, na duhet që të rivlerësojmë vlerat tona në letërsi dhe në art. Rivlerësimi i vlerave tona është sot një domosdoshmëri në zhvillimin e kulturës shqiptare
I.
Arti dhe letërsia e ka domosdoshmëri rivlerësimin e vlerave pavarësisht nga koha kur ato kanë dalë.
Ishte Friedrich Nietzsche ai që e shtroi në mënyrë gjeniale këtë të vërtetë që kishte mbetur në hije.
Por sot koncepti i Niçes për " Rivlerësimin e të Gjitha Vlerave" është një koncept i vërtetë që na e jep të qartë sfidën për ta sjellë rivlerësimin e vlerave në kohën e sotme dhe në rrafsh botëror.
Por, ky koncept qëndron ende për të qenë një koncept me vlerë edhe për në Shqipëri, por ne nuk e kuptojmë dot se nuk kemi kritikë teorike për artin dhe letërsinë. Prandaj, ka ardhur koha që ne duhet të rivlerësojmë vlerat tona artistike. Sepse kjo tani është një kërkesë historike për zhvillimin real të kulturës shqiptare.
Koha e rivlerëson me më shumë fuqi një roman me vlerë apo edhe një vepër arti, sepse arti ka vlerë historike universale, dhe, në çdo epokë, një roman apo një poezi, merr vlera të reja që nuk i ka pasur në kohën kur ka dalë.
Në të njëjtën mënyrë flitet edhe për rivlerësimin letrar të gjuhës shqipe në funksion të letërsisë artistike, por edhe të publicistikës.
Na duhet të kujtohemi se e kaluara e afërt dhe e kaluara e largëta janë dy çelësat e parë me anë të të cilëve ne kuptojmë të tashmen. Jashtë kësaj rrjedhe asgjë nuk mund të jetë e qartë. Kjo sepse ne gjithmonë e shohim botën rrotull nesh për të bërë dallimin midis thelbësores dhe periferikes. Realisht neve na duhet thelbësorja për të gjykuar, por mediokriteti gjithmonë ka frikë nga thelbësorja se nuk e kupton, dhe mbetet në periferiken e nuk na thotë asgjë.
Dhe kjo e përbën sot prapambetjen tonë...
Il.
Magjia e artit ka nevojë të përsëritur kohore për të krijuar një vlerë të re; sepse janë parabolat artistike që e universalizojnë; janë figurat me karakter potent universal që vijimisht zhvillohen nga koshienca e kuptueshmërisë artistike në zhvillim.
Magjia e artit të madh, e çdo kohe që ka kaluar, të jep një risi mendore edhe për kohën tënde, edhe pse vepra është shkruar apo është kompozuar dyqind vjet më parë, madje edhe njëmijë vjet më parë... edhe dy mijë vjet më parë.
A nuk e keni parë që Homeri dhe Shekspiri, krijojnë vlerë të re në çdo epokë historike?
Dhe arsyeja është ajo që thamë, sepse vepra letrare në çdo kohë sjell një risi kuptimore, dhe kjo është rrjedhojë e zhvillimit kuptimor të fjalës.
Kjo është vetë natyra e fjalës, që sjell edhe përmirësimin ideor të stilit letrar me anë të zhvillimit kuptimor që merr fjala shqipe në historinë e përdorimit të saj.
Dhe kjo ndodh gjithmonë në funksion të progresit kuptimor që mban me vete potencialisht një fjalë: nga emër në folje, nga mbiemër në ndajfolje, e kështu me radhë në zhvillimin e saj kuptimor. Dhe është pikërisht ky fenomen historik që na sjell aty ku na tha Fridrih Niçe për rivlerësimin e vlerave.
Është arti dhe letërsia që e mbart me vete vlerën artistike në progres historik, prandaj ne jemi të detyruar që vijimisht të rivlerësojmë vlerat tona pavarësisht nga koha kur ato kanë dalë dhe e kanë mbërthyer shoqërinë, duke i dhënë asaj vlerën e vet si shoqëri.
Lini një Përgjigje