TAGS-AT E JAVËS

Forum 8 Shkurt 2025, 08:02

Risitë që pritet të sjellë procesi zgjedhor në Kosovë!

Shkruar nga Spartak Ngjela

Risitë që pritet të sjellë procesi zgjedhor në

Ne të gjithë e kemi në favor të zhvillimit të politikës dhe demokracisë në Prishtinë dhe në Tiranë.

Procesi zgjedhor në Kosovë po krijon risi në përmbajtjen filozofike të fushatës elektorale në të dy shtetet demokratikë shqiptarë në Gadishullin Ilirik.

Nga fushata elektorale dhe me idetë e fushatës elektorale, në demokraci krijohet rritja e nivelit të politikës së një vendi në ide, në elokuencë dhe në gjykimin politik të një lideri, i cili, me partinë që ai drejton, mbetet në histori nëse do të shpalosë një program për zhvillimin e kombit të tij.

Kjo është në fakt substanca e qëndrueshme e zhvillimit të brendshëm të një partie që ka fituar zgjedhjet e përgjithshme për të krijuar parlamentin dhe për të zgjedhur kryeministrin.

Dhe tani, në këtë proces pas zgjedhor që po vijon në Kosovë, ne po konstatojmë se demokracia dhe karakteri patriotik shqiptar në Kosovë, po krijon vlerën e re për të gjithë demokracinë e shqiptarisë në Gadishullin Ilirik.

Dhe ndërkohë, të gjithë këtë që po ndodh sot pozitivisht në Kosovë, ne të gjithë e kemi në favor të zhvillimit të politikës dhe demokracisë në Prishtinë dhe në Tiranë.

Dhe kjo pritej.

Dhe kjo është njëherësh edhe garancia e qëndresës së lartë e të pathyeshme të pavarësisë së Kosovës drejt demokracisë dhe lirisë së individit në Kosovë.

Madje pritet të shohim edhe zhvillime të tjera cilësore të demokracisë dhe personalitetit demokratik të Kosovës në Shqipëri, por edhe në të gjithë rrafshin shqiptar evropian, kudo ku jetojnë shqiptarët.

Lini një Përgjigje