TAGS-AT E JAVËS

Forum20 Tetor 2024, 21:22

Qeveria “Meloni” në betejë me drejtësinë dhe 3 pyetje për Ambasadën Italiane në Tiranë

Shkruar nga Eduard Halimi

Qeveria “Meloni” në betejë me drejtësinë dhe 3

A mund të mbahen njerëz në burg, pa vendim gjyqësor?

Pashë që juristët e qeverisë italiane po përgatiten t’i kundërvihen gjyqësorit dhe Gjykatës Evropiane të Drejtësisë (ECJ) me një mbledhje urgjente nesër në orën 18:00 për të përcaktuar ata se kush janë vende të sigurta apo jo ndryshe nga kriteret që vendosi ECJ.

Por duke parë nga afër këtë çështje dhe fotot e kampit kam 3 pyetje për ta dhe Ambasciata d'Italia a Tirana:

1. A është ky një burg?

2. A mund të mbahen njerëz në burg, pa vendim gjyqësor, vetëm për faktin se i kanë ikur persekutimit të tyre nga vendet e origjinës?

3. Një qendër e izoluar dhe e ruajtur, ku njerëz të përndjekur mbahen të mbyllur pa gjyq, përveçse për identitetin e tyre, a nuk përkufizohet ndryshe si një kamp përqendrimi?

Lini një Përgjigje