TAGS-AT E JAVËS

Forum27 Dhjetor 2024, 21:17

Pse u thirr Belindi në SPAK... dhe avokatët e “zinj” që helmojnë çdo ditë qytetarët

Shkruar nga Arben Malaj

Pse u thirr Belindi në SPAK... dhe avokatët e “zinj”

Media duhet te krijojë listën e zezë të avokatëve mediatikë që helmojnë ambientin shoqëror për interesa të zeza, kryesisht financiare.

Duke ndjekur rritjen e agresivitetit midis apo për figurat kryesore te politikes aktuale, po ndalem tek rasti i Belindit. E para nuk ka pse politikanët të futen në dyert e SPAK me simbole partiake .

Ata duhet t’i kenë duart të zëna me dosjet e dokumenteve përligjëse për pa fatkeësinë e tyre. Siç bënte Adreotti në gjyqet e gjata në disa dekada.

Mesazhi i tyre partiak në dyer e SPAK dhe gjykatave të vendit, rrit agresivitetin politik dhe shoqëror dhe mbi të gjitha paragjykon hetimet e SPAK. Me simbolet partiake ata vetshkelin parimin e shenjte të të drejtave të njeriut se: "Çdokush që nuk është i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, konsiderohet i pafajshëm”.

Ndaj z. Kelliçit mund të ketë disa akuza që kanë sfidën e vështire ligjore që SPAK, t’i provojë.

Për të reduktuar llumin shpërthyes të ushqyer nga burimet e pista të politikës në luftën elektorale, SPAK ka detyrimin ligjor të komunikojë me publikun për çështjet nën hetim të çdo personi që ata thërrasin për të hetuar dhe sidomos për çështjet e regjistruara për të cilat vazhdon një hetim i thelluar, deri në gjykim perfundimtar.

Për ta ndalur këtë llum shpifës, po ndalem vetëm tek akuzat ndaj Belindit se ka gënjyer për diplomat e “Harry Fultz”.

Pse kjo është një shashkë mediatike nga pak avokatë të keqperdor në sulmet mediatike kundër personaliteteve të ndryshmeve publike dhe politike.

Ja disa argumente kryesore në mbrojtje të këtij qëndrimi publik dhe vetëm profesional.

1. Belindi për dokumentin e përfolur në SHBA për studimet e tij në “Harry Fultz” është profesionalisht dhe ligjërisht korrekte.

2. Në çdo program jashtë vendit tend edhe sikur të kesh diplomën e plotë apo rezultatet disa vjeçare, por pa mbrojtur diplomën, bëhet procesi i akreditimit, që nënkupton që bazuar në lëndër e bëra deri në atë moment në Shqipëri, krahasohen lendët e bëra në Shqipëri bashkë me kreditet respektive. Në varësi nga totali kredive të njohura studentit i njihet e drejta se në çfarë niveli të studimeve ai pranohet në kolegiin apo universitetin ku ka aplikuar për te vazhduar studimet.

3. N.q.s Belindi, sipas akuzuesve ka gënjyer autoritetet amerikane, duke dorëzuar një liste notash të falsifikuar, vendi i krimit njësoj si për çdo krim tjetër në SHBA, janë SHBA-të.

4. Në çdo rast kur vendi krimit janë SHBA, gjykimi bëhet në SHBA, ndoshta vuajtja e dënimit mund të bëhet në Shqipëri;

5. Aktualisht nuk ka një hapje hetimi, gjykimi dhe vendim për Belindin se ka bërë një krim/mashtrim në SHBA;

6. Deri tani Ministria e Drejtësisë e Shqipërisë nuk ka njoftuar n.q.s ka një korrespodencë nga SHBA për ndonjë krim në SHBA dhe për te cilin kërkohet ekstradimi i tij në SHBA.

6. Udhëtimet e shpeshta të Belindit në SHBA, tregojnë se ndaj tij nuk ka asnjë akuzë.

7. N.q.s dikush akuzon se ka gënjyer në Shqipëri dhe për këtë bazohet tek lista e notave dhe jo tek diplomat e studimeve në SHBA, është shumë e qartë që padituria ushqen poshtërësine, apo shpirtligësinë.

Dy janë hapat e detyrueshme për transparencë për publikun:

1. SPAK te qartesojë a është nëm hetim Belindi;

2. Media duhet te krijoj listën e zezë të avokatëve mediatikë që helmojnë ambientin shoqëror për interesa të zeza, kryesisht financiare.

Se bashku nuk duhet të lëmë llumin e zi mediatik të mirë financuar, të nxij ambientin shoqërorë dhe të ushqej kriza sociale, politike dhe ekonomike.

Lini një Përgjigje