Çfarë sikleti apo halli kanë pasur këta “shejtanë” që e kanë bombarduar Vishon me dekorata 3 vite rresht në vitet 2015, 2016, 2017?
Meqenëse presidenti italian z. Mattarela dekoroi ish-hetuesin e komunizmit Kraja, ajo që më tërhoqi shumë vëmendje duke parë “dekoratat” ishte dhe dekorimi 3 herë rresht nga dy presidentë dhe një kryeministër i një ish “spiuni” siç e kishin etiketuar vetë dekoruesit në vitin 2012 i ish-shefit të shërbimit informativ Visho Ajazi Lika, për hetimin e të cilit u ngrit dhe një komision parlamentar me kërkesë të deputeteve të Ramës dhe thanë që kishte përgjuar mbi 15 deputetë të opozitës.
Në shtator të vitit 2015 e ka dekoruar kryeministri Rama por në mënyrë silencioze pra pa bujë, pa zhurmë dhe pa ceremoni zyrtare, por fshehurazi nga halli në zyrën e tij dhe menjëherë pas kësaj dekorate e emëroi ambasador të Shqipërisë në NATO.
Më duket se himni kombëtar e ka kënduar Ëngjëll Agaçi dhe në vend të bandës ka fërshëllyer himnin vetë Rama me shefen e kabinetit dhe sekretaren.
Në korrik të vitit 2016 e ka dekoruar ish presidenti i ndjerë Bujar Nishani, por edhe ky e ka dekoruar në mënyrë të fshehtë dhe silencioze, pa bujë e pa zhurmë.
Në dhjetor të vitit 2017 i rras dhe një dekorim tjetër ish presidenti Meta por jo në mënyrë silencioze, por dekorim me foto dhe publike si ceremoni.
Që të tre personalitetet pra si kryeministri Rama ashtu dhe dy ish-presidentët Nishani dhe Meta i kanë dhënë të njëjtën dekoratë, atë të Shqiponjës së Artë.
Sipas dokumenteve Visho ish-SHIK-asi i Gazidedes siç i thoshte Rama dhe Meta në vitet 2012, 2013 është i vetmi shqiptar i dekoruar 3 herë.
Pyes veten por po iu pyes edhe ju miq të FB, se çfarë vepre “madhore” do ketë bërë Visho që i kanë rrasur 3 dekorata në qafë të “shkretit”?
Çfarë di Visho si ish-shef i shërbimit për këta “lidera”?
Çfarë sikleti apo halli kanë pasur këta “shejtanë” që e kanë bombarduar Vishon me dekorata 3 vite rresht në vitet 2015, 2016, 2017?
Unë mendoj që Vishos duhet t’i ngrihet bust ngjitur me atë të Skënderbeut ose fotografia e Vishos duhet të jetë në mur në çdo institucion shtetëror në vend të asaj të Ismail Qemalit.
Sa për dijeni Visho doli në pension si ambasador i Shqipërisë në NATO duke qëndruar aty edhe 3 vjet pasi kishte mbaruar mandatin.
Ftoj presidentin Bajram Begaj që këtë vit t’ia rrasë dhe një dekoratë tjetër Vishos për të mbyllur ciklin e dekorimeve pa kufi të Vishos.
Lini një Përgjigje