
Por, fakti që Saliu nuk pranon rinumërimin e votave; kuptohet se ai indirekt pranon humbjen.
Berisha e ka kuptuar; sepse ai është i futur në procesin e shqetësimit të tij për humbjen dhe nuk po e pranon rinumërimin e votave.
Por, me këtë truk, Berisha pranon indirekt humbjen e tij në zgjedhjet e majit 2025, sepse çdo manipulim i votimit rezulton i kryer në kutinë ku janë hedhur fletët e votimit.
Pse nuk pranon Saliu?
Sepse, me hapjen e kutive, Saliut i bie mbrojtja absurde se zgjedhjet e majit 2025 ishin një farsë manipulimi; dhe ai në këtë rast është i detyruar: ose të hapë kutitë e votimit, ose të japë dorëheqjen.
Por, a e jep dorëheqjen Berisha?
Kjo është një pyetje që në karakterin e vet logjik i drejtohet një qytetari dhe jo një provinciali fshataresk.
Sepse provinciali nuk e pranon kurrë humbjen e tij, se ai qëndron te gënjeshtra që Saliu është fituesi i zgjedhjeve të majit.
Por, fakti që Saliu nuk pranon rinumërimin e votave; kuptohet se ai indirekt pranon humbjen.
Atëherë?
Saliu ose duhet të hapë kutitë e votimit sipas ligjit; ose duhet të japë dorëheqjen.
Por çfarë do të ndodhë?
Të shohim se ky proces nuk ka përfunduar.
Po sikur kundërshtarët e Saliut në Partinë Demokratike të kërkojnë para një gjykate hapjen e kutive dhe gjykata të vendosë rinumërimin e fletëve të votimit?
Atëherë Saliu është përfundimisht i rrëzuar.
Prisni dhe shikoni...
Lini një Përgjigje