TAGS-AT E JAVËS

Forum17 Gusht 2023, 19:17

Pse Sali Berisha dhe Ilir Meta janë të terrorizuar nga lëvizjet e SPAK?!

Shkruar nga Adriatik Doci

Pse Sali Berisha dhe Ilir Meta janë të terrorizuar nga lëvizjet e

Kam një bindje të fortë se arsyeja është një plan që ka Sali Berisha për të kundërshtuar me forcë një arrestim të mundshëm të Shkëlzen Berishës, Jamarbër Malltezit dhe Ilir Metës për pastrim parash, duke i denoncuar si arrestime të Edi Ramës...

Pse sa herë kërkohet arrestimi i ndonjë ish ministri, ish kryebashkiaku dhe ish drejtori të pushtetit, Meta-Berisha dhe zagarët e tyre mediatikë sulmojnë SPAK-un?

Sa më shumë dosje të qeverisë hap SPAK-u, opozita e lexon si një tregues i kontrollit të SPAK nga qeveria.

Një opozitë normale duhet të ishte e lumtur dhe ta falënderonte SPAK-un.

Si ka mundësi që sa më shumë bashkëpunëtorë të Ramës arrestohen, aq më shumë mërziten Berisha dhe Meta?!

Kam një bindje të fortë se arsyeja është një plan që ka Sali Berisha për të kundërshtuar me forcë një arrestim të mundshëm të Shkëlzen Berishës, Jamarbër Malltezit dhe Ilir Metës për pastrim parash, duke i denoncuar si arrestime të Edi Ramës.

Do përdoret e njëjta strategji kur rrethuan burgun, në të cilin u mbyll Xhelal Mziu disa ditë në dhjetor të 2013 si dhe stratagjia për Fredi Belerin.

Ndaj, edhe sikur SPAK të arrestojë nesër Edi Ramën, Sali Berisha dhe Ilir Meta do të thonë se Edi Rama urdhëroi arrestimin e vetes, pasi kanë hallin e tyre.

Nuk ka më justifikime. SPAK duhet të dalë në një përfundim për dosjen e ish Klubit Partizani, fabrikën e barutit dhe të boronicave në Gërdec, CEZ-DIA, lobimet e Ilir Metës, për aferat e Argitës, Ridvan Bodes, Genc Rulit dhe të Genc Pollos, i cili po pastron para në Kosovë dhe që ka ndryshuar edhe pamje, sikur po tenton që të mos e njohë Altin Dumani.

Lini një Përgjigje