
Zgjedhjet e vazhdueshme mes dy koalicioneve, ku bërthama mbetet vetëm PS dhe PD, thjesht e inkurajojnë ndarjen në vend por edhe kanë bërë diferenca shumë të mëdha shoqërore, që jo pak herë përcjellin konflikte. Të mendosh pas çdo rotacioni politik, kemi administrata të ndërruara me themel dhe institucione të ribëra në funksion jo pak herë të militantëve.
Përgjigjja më e drejtë e pyetjes shtruar në titull është se ngado njësoj si tek ne, demokracia e sotme ka në thelb konfliktin dhe kinse konkurrimin për parimet demokratike. Ndarja dhe konflikti i vazhdueshëm politik janë dy nga konceptet që tregojnë situatën e sotme të Shqipërisë.
Ndarja dhe konflikti i vazhdueshëm politik janë dy nga konceptet që tregojnë situatën e sotme të Shqipërisë. Zgjedhjet e vazhdueshme mes dy koalicioneve, ku bërthama mbetet vetëm PS dhe PD, thjesht e inkurajojnë ndarjen në vend por edhe kanë bërë diferenca shumë të mëdha shoqërore, që jo pak herë përcjellin konflikte. Të mendosh pas çdo rotacioni politik, kemi administrata të ndërruara me themel dhe institucione të ribëra në funksion jo pak herë të militantëve.
Pasojat dihen tashmë: Kur vendit i duhet bashkërendim dhe ide për problematikën ekonomike, atë të ikjes masive apo problemeve të Kosovës dhe të tjerave me radhë, mungon krejtësisht uniteti dhe qëllimi i përbashkët kombëtar. Po pse Shqipëria nuk jeton dot pa konfliktin politik? Shqipëria e dha përgjigjen e saj në vitin 1997, kur e shpërtheu rendin kushtetues. Ndërsa propaganda zyrtare asokohe përpiqej të largonte kujtimin e masakrës së shndërrimit të votave të vitit 1996 (autoritete të ndryshme konfirmojnë se Shqipëria kishte qenë gati në paradhomën e integrimit evropian), vendi iu blatua anarkisë dhe shteti për pak kohë ishte pothuaj inekzistent.
Sikur të mos mjaftonte kjo tollovi, vite më vonë nga banka e të akuzuarit, ish-presidenti famëkeq serb Millosheviç, do jepte versionin e tij: Depot e armëve që u hapën në vitin 1997 në Shqipëri u bënë që të armatosej UÇK!! Bota e sotme duket se nuk jeton dot pa konspiracionin, porse kjo tërheqje vëmendje e njeriut, që po mbrohej në Hagë nga akuzat që ishin absurde të mbroheshin, lanë vërtetë vragë të keqe. E gjitha ndodhi vetëm tetë vite pas rënies së Murit të Berlinit dhe Shqipëria realisht kishte bërë atë që pak vende të tjera kishin bërë në dekada të tëra me radhë.
Anipse, ekonomia e vendit kishte mbetur në stade tejet të prapambetura, krejt e paaftë të përballonte konkurrencën dhe ishte krejt e rrënuar. “E gjithë infrastruktura ndodhej në një gjendje të krahasueshme me Evropën Qendrore të fundit të shekullit të 19-të”, do shkruajnë Fabian Schmidt dhe Angelina Verbica për DW. A e shikonin shqiptarët dhe politikanët e tyre këtë gjendje dhe a po mendonin të nisnin një udhë demokratike konkurruese por pa ndarje?
Me sa duket: Jo! Carl-Dieter Spranger, atëherë Ministër gjerman për Bashkëpunimin Ekonomik ia besoi perceptimin e tij surreal të Shqipërisë së vitit 1992 po radios “Deutsche Welle”, kur ua shpjegoi vendin tonë me sytë e vet: “Situatat katastrofale, me të cilat ne u ndeshëm janë të pashembullta. Kjo relativizon shumëçka, që mund të hasësh, kur viziton vendet klasike në zhvillim, Afrikën dhe Amerikën Latine. Unë do t’i rekomandoja secilit qytetar gjerman të një shoqërie me mirëqenie, që mendon se duhet të kritikojë kushtet e jetesës në Gjermani, të vijë një herë në Shqipëri“.
Lini një Përgjigje