Ai fitoi si deputet në garë mazhoritare në zonën e Korçës, u bë zv/kryeministër i qeverisë së PD. Sot shpallet armik.
Më kujtohet, kur pas vitit 2000 në PD u afruan disa njerëz të mençur dhe të aftë në profesionet e tyre, njerëz që mendonin dhe artikulonin si opozitarë të qartë, si demokratë të vendosur.
Atëherë pati dhe një shkrim të poetit të njohur Bardhyl Londo.
Londo thoshte se e shihte me shumë optimizëm luftën tonë si PD, edhe për shkak të faktit që në të gjenden sot disa njerëz të pakorruptuar dhe ndër më të aftët e fushave të tyre.
Ai përmendte Ilir Rusmalin, sekretar i çështjeve kushtetuese në PD.
Rusmali po bënte një punë të mrekullueshme dhe kishte vlerësimin dhe respektin e të gjithëve në PD, që nga militantët e thjeshtë e deri tek drejtuesit e lartë dhe Kryetari Berisha.
Vetë Bardhyl Londo ishte një prej figurave të respektuara, njeri i ardhur në PD si anëtar kryesie pas tmerrit të 1997-ës.
Rusmali ndryshoi në mënyrë radikale gjithë artikulimin e PD mbi ligjin, të drejtën, kushtetutën dhe e bëri gjuhën e PD të dominonte mbi qeverinë dhe gjuhën e saj.
Ai fitoi si deputet në garë mazhoritare në zonën e Korçës, u bë zv/kryeministër i qeverisë së PD.
Sot shpallet armik.
Ai është po ai që ishte, konstitucionalist shumë serioz dhe i ditur?
Por futja në rrugën e kërkimit të armiqve nuk pyet çfarë je.
Lini një Përgjigje