
Xhafës i është hapur oreksi që të luajë fort për të çuar ne Gjykatë Kushtetuese dy anëtarë të tjerë, siç emëroi Partizan Sokol Sadushin, ndërsa Holtës i lezetoi karrigia e Kryetares së Gjykatës Kushtetuese...
Më “pëlqen” shumë kjo përplasje mes Holtës, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese dhe partizan Sokol Sadushit, Kryetar i Gjykatës së Lartë.
Kur i shef CV-të e të dyve dhe se nga kanë ardhë në majën e dy institucioneve më të lartë të drejtësisë së “re”, e mendon që po përplaset Holta që ka filluar punë për herë të parë në administratën e Bashkisë Tiranë, kur ishte Rama kryetar në vitin 2000-2003 me Partizan Sokol Sadushin, ish prokuror i regjimit bastard komunist, në Vlore në vitet 1986-1992.
Ose e “lexuar” mes rreshtave kjo “përplasje” është mes Xhafës qe ka promovuar Partizan Sokolin dhe Ramës që ka me “kapistër” Holtën.
Dhe kur shoh se gjoja përplasja është për “ parime” apo për “ interpretime” të Kushtetutshmërisë së mandatit, më vjen për të vjellë.
Në fakt kjo është thjesht një “ betejë” mes lehësve të të njëjtit stan, por që “lufta” është për kocka kërrmash.
Xhafës i është hapur oreksi që të luajë fort për të çuar ne Gjykatë Kushtetuese dy anëtarë të tjerë, siç emëroi Partizan Sokol Sadushin, ndërsa Holtës i lezetoi karrigia e Kryetares së Gjykatës Kushtetuese.
Xhafa ka shumë dëshirë që Holtën ta zëvendësojë me ndonjë nga tufa e qelbësirave të vetingut në KPK, të cilët prej vitit 2017 u shndërruan në KÇK dhe që pas dy javësh qërohen nga zyrat dhe humbasin rrogat, rojet, makinat dhe shoqëruesit. Që në fakt nuk i kanë merituar kurrë për çfarë llumi kanë përfaqësuar dhe çfarë plehrash kanë qenë në të gjitha drejtimet.
Holta ka shumë dëshirë që të jetë aty deri pas zgjedhjeve të 2025, me synimin që nuk dihet se çfar ndodh me 11 maj e të mos jetë “rrugëve” si shume isha të tjerë, që nuk i pjerdh askush e janë kthyer fiks në origjinë, si njerëz të rëndomtë e ordinerë, siç kanë qenë në fakt gjithë jetën, jashtë karriges së pushtetit.
Madje gallata e madhe është se edhe në vend të Elsa Toskës (Dobjanit) që dha dorëheqjen grupi i ish hetuesve mostra kërkojnë të gjejnë një zëvendësues provizor deri ne mars 2025 kur në fakt mandati i Elsës mbaronte në mars 2028, por qe “iku” se nuk “duroj” dot edhe 3 vite e kusur gjithë atë “ngarkesë” të madhe duke ja lënë mbi shpinë gjithë këtë barrë Holtës e Marsidës me shoqet.
Që kjo pune të “zgjidhet” duhet patjetër që Blinkeni t’u rrasë ndonjë dekorate para datës 20 janar 2025 Partizan Sokol Sadushit për qëndrueshmerinë stoike në 38 vite nga prokuror e hetues i komunizmit ne KR i Gjykatës Larte pas “reformës” siç ja rrasen ish hetuesit të komunizmit në Krujë, Ardjan Dvoranit që kaloi vetingun pa deklaruar mbi 100 milionë lekë, dhe Holtës për sjellje të “mirë” e permanente si “ vartëse” e Ramës nga viti 2000 në administratën e Bashkisë e deri sot që nuk ja prish qejfin kurrë veç njëherë për Olta Xhaçkën, por ndoshta ka qenë keqkuptim i moskeqkuptueshëm për gjera te pa kuptueshme.
Bile e ftoj Z. Blinken që vetëm një dekoratë për Holten të bëjë se për Partizan Sokol Sadushin të mos harxhohet, fare por t’ia marrë Z. Altin Dumani që nuk ka qenë as hetues e as prokuror i komunizmit se “nuk” e meriton, e t’ia rrasi këtë dekorate Sadushit që të jenë si “çift” hetuesish me Dvoranin, se kam bindjen qe nuk e ka ditur Blinkeni i shkretë që Dumani nuk ka qenë pjesë e xhelatëve të komunizmit, se ndryshe nuk do ja kishte dhënë.
Lini një Përgjigje