TAGS-AT E JAVËS

Forum 1 Mars 2023, 18:11

Përgatitje për seancën e nesërme: Revolucioni përballë, Babo në ballë

Shkruar nga Agron Gjekmarkaj

Përgatitje për seancën e nesërme: Revolucioni

Babo ishte parë në palestër teksa bënte boks. Elisa qerratesha në një poligon bënte qitje. Etilda ishte veshur me rrobat e kryqit të kuq dhe ilaçe në shporta kishte shpënë.

Qameti po afrohet me hungërimat e veta. Lebetia që ai ndjell përhapet ngado. Koha është thinjur që sot. Njërzia vrapon mos e zë qielli. E nesërmja po troket si çekan mbi deputetët shqiptarë. Seanca finale është nesër. Ditë e natë për 24 ore do jemi aty. Revolucioni përballë, Babo në ballë , të shiturit dhe qyqaret anash. Zija e bukes dhe e urise ka shuar çdo buzëqeshje. Tao hante sot gjithë ditën që barku i tij nesër të mos ndiej trazim e vuajtje. Zemërgjerë siç është me dha katër pica, ha tha nginju, je në opozite s’ke lekë, mbushu me brumë.

Kosta i Gramozit dhe Lindites u pa disi i maskuar me një kaskete mbi një karrocë teke me kalë. Mbi të kishte ngarkuar nje sheke me djathe, dy qypa ullinj, ca groshe dhe miell , me galop vraponte dhe nuk ja kursente frustat kalit. Genc Gjonçaj si me i fuqishëm mbante një shportë për të gatuar mbi supe. Jona e uruar ca fruta në qese. Babo ishte parë në palestër teksa bënte boks. Elisa qerratesha në një poligon bënte qitje. Etilda ishte veshur me rrobat e kryqit të kuq dhe ilaçe në shporta kishte shpënë.

Kryezevendës Lideri Muli si Edmond Dantes pas burgut kthehet për shpagim. Zjarri e helmi i fjalës do i djegin mjekrën Babos. Unë shkova qe sonte dhe u fsheha në qilar kështu qe revolucionarët nesër të mos me përpijnë të gjallë. Boria e Revolucionit Bana, nesër pritet të bëje çudira. Xhemali ka futur në parlament një gomar plot me arme të renda.

Çyrbja ka dy dite që pi aq sa të mos ti bindet as Babos kur stuhia të kërkoje heronj. Ai si shkopi i pejgamberit do të bjerë mbi te paudhët.  Tezja po pergatit një këngë me Termenë. Doktori që jetën ta jep e partinë jo, po karikon të vetët. O zot çfarë na  pret. Dridhet fëmia në bark të nënës.

kuvend seance gjekmarkaj

Lini një Përgjigje