
Tashti shumë shkodranë rreshtohen hipokrizisht edhe në fansat e PS duke pretendue se i kanë fshirë pseudoemnat false që përdornin për 32 vjet dhe të duket se tanë Shkodra pa përjashtim bile edhe vet ish-Bardhi ka votue për Becin. Nuk vonojnë edhe telefonatat e emërtimeve fantashkence të Rrikut te x e y-it…
Miku im Avni Delvina krijoi këtë montim tablo bazuar të karavaxhio 2023.
Nuk asht thjeshtë nji grafike me dy kuptime, por në sensin e parë kuptohet nga shumica, se balta që pranova të hullej mbi personalitetin tem, nga mijëra njerëz me faqe false interneti dhe shumë nga emra që i njoh personalisht, të përfshirë në korrupsionin 32-vjeçar të quajtur padrejtësisht në mënyrë intelektuale si “bastion i PD-s,” dhe të kuptonte thelbin e demokracisë e cila u shndërrue nga sharlatanë e buratinë ish-komunist të anashkalimit të këtij termi në emër të mospajtimit me diapolet e kundërshtive të saj.

E kam than me qindra here se demokraci asht kuptimi dhe evoulimi i kuptimit të termit të saj. Demokracia nuk asht as se si monizëm i sundimit teknokrat të njërit pol, por rrotacioni i dy poleve në hapsinë e në kohë për zhvillimin e vendosjen e saj në mendjet e njerëzve.
Mendja e hapur ose brilante e idesë (edhe pse me vonese) e liderit të PS, për ta plasur edhe nga jashtë kupolën e padrejtë të mitit “Shkodra asht demokrate”, ma në fund zbuloi se Shkodra kishte vetëm një fije jashtë nga lëmshi i madh utopik e të mbijetesës në monizmin e dyt, dhe zgjidhja ishte ide brilante ne tan dimencionet, pra zgjodhi një njeri pozitiv të ndershëm dhe businessman i suksesshëm gjatë gjithë karrierës se tij, i cili do të kthehej në shkërmoqjes të atavizmave të copëtuara nga PD-ja si pasojë e ndërtimit të saj mbi themele puplash. Un si artist mendoj diçka ndryshe dhe plot kuptim.
Aty në vend të kitarës dhe portretit te Frederik Ndocit, mik Avni, është tan Kryesia e PS-s, dhe dora e majtë që duket se ka mbërthyer për rrobash z.Benet, mund të ishte Edi Rama e pas tij tan grupi i tij që pret rezultatet me punë që do të arrihen në bazë të zbatimit me sukses te gjitha plan projekteve që Rama ka nat e dit para tryezës së tij për ta kthyer Shkodrën që ai e deshte qysh në fëmijëri, në buzëqeshjen që i takon, dhe për ta ba Shkodrën dera e hyrjes për Shqipërinë e kohëve moderne dhe të trishta që po jetojmë.
Avni te përgëzoj për stoicizmin qe karakterizon ty e 90% te njerëzve intelektuale që u detyruan të largohen nga Shqipnia ne fillim vitet 90-t.
Asokohe ne kishim andrrat e qarta në dor por shpirtin e thyer se demokracia e pardesyve bezhë ishte konkrete e dhurueme dhe se në fakt ishte fëmije i lindur vdekë, dhe morem vehten tonë ankthin e përjetshëm të rrenës që na dëboi, kaluem kufijt nëpër borde anijesh të ndryshkuna e kufijve edhe mes plumbash, me dy gishta në formë V më vete dhe mbajtëm frymën diku ku demokracia dukej ndryshe nga televizorët bardh e zi me realitetin e ri.
Dhe të shkatërruem nga koha që merr vetstabilizimi në botët që shkelëm, permesso di sogiornot green cartat e vonueme për tu vendos realisht në jetët tona, nji ditë i kthehena pa prite ëndrrës që morëm në fillim dhe me grafika, esse, poezi, kangë, pamflete, trillime e anektoda, fillojmë të ujisim gishtat tanë në formë V që koha pjesërisht pothuajse na i kish tharë dhe mendojmë se ringjallja e tyre vjen nga lozhat ku perestrojka na premtoi.
Miku im, kategoria mundësia me realitetin të Marksit e Engelsit pat shumë pak fraza nga ata që lexojnë dhe andrrojnë mendjet tona diku nëpër botë me realitetet e mrekullive të lustrave që hasëm nëpër rrugët e boteve me ndryshimin objektiv qe ka ndodhe e po ndodh dita ditës këtu në atdhe.
Populli tash ma nuk ka nevoje të dali te sheshi për revolucione sepse i shkuan 30 vite duke mbush autobusë me njerëz, druj e hekura për 2000 lek 5-6 herë në vit.
Shpirtra të vrare nga ngatrresa firmash piramidale projektet e anashkalimit të pronës në 7105 në pronar militant e farefis nga kundërshtarë politikë brenda grupit, nga të zhdukur pa adresë e nga ryshfete korrupsionesh, nga zhdukje lingotash, në fallsifikim tenderash… nga pakenaqësi të shueme nën kërcënimin e grykës së pistoletës, nga sengsere hipotekash në polic të blerë përmbarimi nga k/prokuror që firmosin lehtë ekzekutimin e ligjit, tek krimet ordinere dhe fetishizojnë krimet shtetnore. Janë shumë.
Grafikave të tua u duhen 2-3 jetë që të stampohen, pa le te printohen që duhen vite dritë.
Thesi i madh i gafave gabimeve dhe fajeve politike të çdo grupi janë të përmasave të pa imagjinueshme, por mjerisht në emeë të V -ve që pretendojmë ti ngulim para syve të tyre, dhe me rrena, me krijime dramash aktuale ku e djeshmja harrohet shpejt, dhe presim lajmet e vërteta dhe të rreme se çfarë sjell dita.
Miku im Avni.
Edi Rama nuk ma ka premtu mu që jam ai që jam, por askuj se sa i madh ka me ken ndryshimi që ka për të pas Shkodra e kalbun 32 vjet, por aq sa kena mujt me ia vjedh nga ciflat e fjalimeve, që ai ka than, asht mjaft sikur plehrat dhe ndryshkun me ia largue qytetit, e jo ma me ba ne as në nji muej ato gjana që shkodranet kan edhe nuk kan burrni me i shpjegue. Boja në gishtin e madh si njolle e votimit po ngjitet ne mesin e thoit, dhe kam bindjen qe kush asht open mind i merr vesh tana informacionet se çfarë po ndodh në atë rreth.
Me stacion autobuzash me centralin e Thethit me urën e vjetër të Bunës me pastrimin e territorit të plazhit te Velipojës të Shirokës në rregullimin e hapsinave qytetare në zgjerimin e akseve në rrethrrotullimet e infrastrukturave në startin e nisjes se projektit të rrugës Ulqin Shkodër, në standardin e pastrimit të plehrave te qytetit dhe shkatërrimin e inerteve, etjer etjer.
Un çdo moment mbush sytë me lot tek i baj Like e love çdo lajmi progresiv që po ban Beneti në emër të atij grupi që për 32 vjet nuk mund të provohej nji herë të vetme në Shkodër.
Mos të harrojme se ish opozita e Shkodrës 32-vjeçare vegjetoi në hije aq gjate, tashti janë kthyer edhe ata në përlotje e aksion. Imagjino edhe vlera e banesave vetëm për 40 ditë asht ngrite në 10 mijë euro mbivlera.
Janë realitete që njerëzit ti kuptojnë grafikat ndryshe nga karikaturat e revistes Hosteni te monizmit.
Tashti shume shkodranë rreshtohen hipokrizisht edhe në fansat e PS duke pretendue se i kanë fshirë pseudoemnat false që përdornin për 32 vjet dhe të duket se tanë Shkodra pa përjashtim bile edhe vet ish Bardhi ka votue për Becin. Nuk vonojnë edhe telefonatat e emërtimeve fantashkence të Rrikut te x e y-it…
Nuk vonojnë edhe telefonatat e farë e fisit për kalimin e korrusionit të deri djeshëm për të mbijetue edhe sot me ane te “mikut” të Benetit.
Un nuk i vlej aspak nji grupi partiak, un i vlej Nacionalizmit apo dashnisë së vetmohimit që kam për nji qytet qe edhe Zoti mendoj se asht i lumtur qe me lindi aty.
Se un due Shkodren, nëse respektoj dhe due Benet Becin dhe ideatorin qe e skicoi për me ken ma shum se historitë qe trillohen apo janë të vërteta. Realiteti asht i prejshëm dhe flet ndrysh.
Aq sa Rama në zgjedhjet politike pas dy vjetësh edhe po të vendosë emrin e tij te 6-in ne liste asht e sigurt që fitojnë edhe 3-4 emra të PS mbas tij.
Prandaj mik mendo nji grafikë pa gishta të thamë V që dikush i mban atje si relike.
E disa i morën me vete qe atje për ti kthye këtu në trojet e tij, me krye poshtë dhe për ti vu nji vizë në mes V-je dhe për të pasqyrue në nji frazë së:- “Asht realitet ndryshimi”.
Lini një Përgjigje