Në Shkodër nuk ka fituar PS, ka fituar personi dhe qytetaria e Shkodrës.
Sadri Ramabaja, drejtori i Institutit për Gjeopolitikë në Kosovë u shpreh se vota e shqiptarëve për PS-në tregon që ata nuk zgjodhën të votojnë kopjen e kësaj partie që ishte kthyer PD.
Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Ramabaja tha se ndërgjegjësimi i qytetarëve për të mos votuar siç kanë votuar për 30 vjet është shenjë se mund të ecet përpara.
Më tej, Ramabaja theksoi se shkodranët nuk votuan PS-në, por kandidatin Benet Beci.
“Fitorja e thellë e PS sot e ka devalvuar lojën me demokracinë liberale që bëhet me Shqipërinë prej 30 vitesh. PD luante rolin e partisë së djathtë, por de facto ishte parti gjysmë e majtë dhe kjo lojë e demokracisë hibride kulmoi me fitoren plebishitare të së majtës origjinale dhe jo kopjes dhe kështu krijon hapësirë për daljen në skenë të forcave reale si “Lëvizja Bashkë dhe “Nisma Thurrja”. Po to të isha në Shqipëri do të kisha votuar për Lëvizjen Bashkë, e shoh si dritë në fund të tunelit.
Shqiptarët u rikëndellën dhe nuk votuan kopjen e PS, por kjo nuk do të thotë që u rikëndell në masën që do duhej. Ato 14 mijë vota sa fitoi “Lëvizja Bashkë” janë dëshmia më mirë se demokracia është në prosperim, ose shënon hapin e parë real.
Tallavaja e Ramës është dëshmi e autoritarizmit të fuqisë së tij politike dhe betejës për të çimentuar pushteti dhe për një mandat. Ndërgjegjësimi i votuesve për të mos votuar siç kanë votuar për 30 vjet është shenjë se mund të ecet tutje.
PD e llogariste Shkodrën të mirëqenë, votuesit shkodranë e shkulën atë siguri plebishitare që ia kanë dhënë për 30 vjet dhe treguan që po të kishte kandidat të mirë opozita dhe mund ta fitonte. Në Shkodër nuk ka fituar PS ka fituar personi dhe qytetaria e Shkodrës.”- u shpreh ai.
Lini një Përgjigje