TAGS-AT E JAVËS

Forum 1 Shtator 2023, 19:47

More ku, në ç‘ fushë jemi të dytët ne shqiptarët?!

Shkruar nga Artan Fuga

More ku, në ç‘ fushë jemi të dytët ne

Harrojnë se jemi sa një lëvozhgë arre në detin planetar!

Qendra e botes, si për mirë, si për keq!

Po si është e mundur kaq budallenj të jemi?

Në çdo çështje ne jemi të parët në botë?

Si për mire, si për keq!

Për turizmin, Maldivet e Evropës,

destinacionin turistik në botë

aeroportin me zhvillim më të madh,

fluksin e avionëve,

kanabisin,

korrupsionin,

emigrimin,

kullën më të lartë, azilet politike,

ne në qendër te integrimit të ballkanit,

ja edhe për nomadet dixhitale që mungonin.

Ne paskemi edhe fshatin më të vjetër në botë!

Ne edhe gjuhën më të vjeter në planet.

Të vetmit që pranojmë afganë.

Të vetmit që pranojmë iranianë!

Ne në këshillin e sigurimit!

Ne drejtojmë trupat e NATO-s në Evropën juglindore.

Jahti më luksoz në botë që hyn në Durrës,

Ne me opozitën e vetme në bote që dorëzon mandatet e dhëna nga elektorati!

Çfarë sindroma shprehje inferioriteti në delir!

Harrojnë se jemi sa një lëvozhgë arre në detin planetar!

Çfarë autocentrizmi!

More ku, në c ‘fushë, jemi te dytët?!

fuga

Lini një Përgjigje