TAGS-AT E JAVËS

Forum21 Gusht 2024, 19:37

Misteri pa shumë mister i pluhurit të rrezikshëm metalurgjik!

Shkruar nga Mentor Kikia

Misteri pa shumë mister i pluhurit të rrezikshëm metalurgjik!

Për vite me radhe këtë pluhur e kanë thithur njerëzit në Elbasan, pasi Metalurgjiku nuk kishte filtra...

Mbetjet për të cilat po debatohet shumë këto ditë, është pluhur i përftuar nga filtrat e shkarkimit në atmosferë nga industria metalurgjike dhe (ndoshta) “hiret” që mbeten nga riciklimi i metaleve, skrapit. Ato përmbajnë zink, në një përqindje te konsiderueshme, por edhe metale të tjera të renda, të rrezikshme për çdo gjallesë, përfshi edhe bimët. Deri të paktën një dekadë më parë, këto përfundonin në atmosfere dhe mjedise natyorë, por zbatimi i disa standardeve mjedisore, çoi në detyrimin e vendosjes se filtrave në oxhakë.

Ky pluhur dhe hi eksportohet ne vende që zotërojnë teknologji që e ndajnë dhe e marrin zinkun. Ose e trajtojnë pluhurin, duke e bërë të padëmshem. Por eksporti behet në kushte shumë strikte, ku çdo vend tranzit ku do kalojë produkti, është në dijeni. Pra, duhet leje e posaçme nga çdo vend ku do të kaloje tranzit ky produkt. Kompania eksportuese është e licencuar posaçërisht për këtë punë dhe transportuesi është në dijeni të produktit që transporton.

Sa për dijeni, për vite me radhe këtë pluhur e kanë thithur njerëzit në Elbasan, pasi Metalurgjiku nuk kishte filtra.

Çfarë ka ndodhur ne ketë rast?

Ministria e Mjedisit thotë se mbetjet janë te Kurumit.

Kurumi thotë “nuk jam unë eksportues”.

Dogana thotë se sasia qe është bllokuar ne Kine, është eksportuar nga një kompani nga Kosova.

Kosova nuk ka metalurgji, por nuk është çudi te jene produkte te Metalurgjisë se Shkupit, e cila prodhon dhjetra here me shume se ajo e Elbasanit dhe, sipas disa informacioneve te mia, ka qene ne kërkim te një eksportuesi ne Shqipëri.

Por edhe ne rastin e kompanisë nga Kosova, autoritetet shqiptare, dogana dhe mjedisi, duhej te kenë qene ne dijeni, pasi ata duhej te jepnin leje edhe për vetëm tranzitimin e kësaj ngarkese.

Pikëpyetjet qe duhen sqaruar nga hetimi, për rastin e sasisë qe ka dale nga metalurgjia e Elbasanit, por edhe te kompanisë kosovare, janë:

-Me çfarë certifikate dhe deklarate doganore e eksportoi “mallin” kompania eksportuese shqiptare?

-A kishte ajo leje te posaçme nga Ministria e Mjedisit për këtë pune?

-A ishte ne dijeni dogana çfarë ishte ky produkt qe po ngarkohej ne anije dhe a duhej ta kontrollonte ajo këtë?

-A ishin informuar, sipas protokollit, vendet tranzitore për atë qe po transportohej dhe a kishin dhënë leje ata?

-A kishte informacion dogana shqiptare dhe Ministria e Mjedisit për sasi e këtij produkti qe është tranzituar nga kompania kosovare përmes Shqipërisë?

Keto do te zbulojne nese kemi te bejme me nje trafik te organizuar, apo me kompani spekulante qe ia kane hedhur shtetit, duke kaluar neper porten e tij te vetme detare tonelata te tera mbetjesh te rrezikshme, pa deklaruar te verteten.

Dhe e fundit: Kur keni lexuar me heret ne media  lajme nga Elbasani qe “fiken filtrat naten per te kursyer energji”, dijeni se cfare eshte hedhur ne ajer dhe cfare ajri kane thithur njerezit atje.

PS: Foto e Nentorit 2023, reja e smogut te prodhuar, kur ne nje mal mbetjesh hekuri (skrapi), ne Metalurgji, ra zjarr!

Lini një Përgjigje