
Si një gjirokastrit i madh, mospelqimin e shpreh me heshtje, neglizhim, me heqje nga fushëpamja e tij atë që neverit. Nuk të sheh më!
Ajo që klasa politike dhe elitat nuk kuptuan dot, që nuk e menduan dot, që nuk patën fuqi ta shpjegojnë, ta flasin, ta thonë, është:
Pse 30 vjet rresht, deri sa iku nga kjo botë e degraduar, Ismail Kadare, ky shkrimtari dhe mendimtar i nivelit nga më të lartët që ka nxjerre historia shqiptare, heshti, nuk foli, nuk dha jo me një vepër madhore për epokën tonë, por as denjoi të bënte dikë personazh madhor të veprës së tij, apo të shprehej thellë, gjerë për këtë periudhe të rendë që shoqëria shqiptare kalon në Shqipëri dhe Ballkan.
Heshti! Kuptohet se perse nuk ja hodhi gurin, por u vetëpërmbajt, por shpjegoni se përse mjeshtëri i fjalës nuk pranoi ta konsideronte pozitivisht.
Lëreni disidencën e tij në epokën totalitare! Ai beri më shume se çdo shqiptar! Por, gjykoni pak heshtjen e tij tridhjetëvjeçare, çfarë disidence në kohë lirie!
Çfarë përbuzje madhore! Çfarë domethënieje madhore heshtja e tij, deri sa arriti në refuzim për të folur edhe në mikromjedis.
Bravo mjeshtër! Nuk e meritonim!
Si një gjirokastrit i madh, mospelqimin e shpreh me heshtje, neglizhim, me heqje nga fushëpamja e tij atë që neverit. Nuk të sheh më!
Je mosgjë për të! Mos kujtoni se ishte i sëmurë!
Fotot dhe videot ku ai heshti, hesht, hesht janë madhështore! C’ nuk bënë t’i shkëpusnin një lëvdate. Nuk blenë dot veçse heshtjen e tij! Heshtje që në kodin tonë gjirokastrit është përbuzje!
Këtu qëndroni! Mos merremi me varreza e pune varrmihësish!
Lini një Përgjigje