
Në Shqipëri janë regjistruar 3.7 milionë votues, por në vend jetojnë realisht rreth 1.8 milionë votues, duke përjashtuar diasporën që ka votuar për herë të parë këtë vit.
Shqipëria voton. Kur shifrat nuk janë ashtu si duken/raportohen! Në çdo zgjedhje flitet për bojkot të votuesve, ndërkohë që e kundërta është e vërtete.
Disa media raportojnë për një pjesëmarrje të ulët në zgjedhjet e sotme, duke lënë të kuptohet se zgjedhësit po bojkotojnë procesin. Por faktet tregojnë krejt të kundërtën:
Në Shqipëri janë regjistruar 3.7 milionë votues, por në vend jetojnë realisht rreth 1.8 milionë votues, duke përjashtuar diasporën që ka votuar për herë të parë këtë vit.
Edhe censusi i fundit nëse i besojmë tregon se këtu jetojnë 2.4 milionë banorë (pra përfshirë segmentin nën 18 vjeç)
Rezultati paraprak i KQZ-se, thotë se kanë votuar 41.37% e të regjistruarve, pra rreth 1,530,690 votues (pa llogaritur votuesit e diaspores).
Kjo përfaqëson rreth 85% të votuesve në vend, një përqindje që konkurron pjesëmarrjen në rajon dhe në BE.
Shifrat në një raportim pa kontekst të gënjejnë. Minimumi kanë votuar 85%! Shqiptarët mund t'i akuzosh për çdo gjë, por jo që nuk votojnë.
Lini një Përgjigje