TAGS-AT E JAVËS

Forum11 Maj 2025, 13:00

Fitorja e PS-së e garantuar, shkaku është Sali Berisha

Shkruar nga Spartak Ngjela

Fitorja e PS-së e garantuar, shkaku është Sali Berisha

Kush është Sali Berisha tani?

Ditë zgjedhjesh është sot në Shqipëri, dhe koha kërkon qartësi, dhe mendja kërkon qetësi; dhe njerëzit presin rezultatin, por rezultati i zgjedhjeve që po pritet nuk do t'u thotë gjë, sepse sot në Shqipëri dihet se kush fiton.

Sipas të gjitha sondazheve ndërkombëtare fitues është Partia Socialiste.

Kur në një garë dihet fituesi i saj, gara është formalitet, dhe formaliteti në një garë është komedi, sepse nuk ka konkurrim të vërtetë.

E pra, kush po garon sot për të marrë pushtetin politik në Shqipëri?

Sot garojnë në Shqipëri dy parti politike: Partia Socialiste dhe Partia Demokratike.

Por në të vërtet sot Askush nuk po garon në Shqipëri, sepse në Shqipëri në këto zgjedhje elektorale, nuk ka garë, dhe prandaj ka vetëm festë për fituesin, që dihet se është Partia Socialiste.

Po pse jemi këtu?

Sepse ka vetëm një parti në garë, Partia Socialiste, ngaqë Partia Demokratike është jashtë garës politike, sepse kryetari i saj e ka bllokuar këtë parti, ngaqë ai është ende me karakterin mesjetar të politikës

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka halle të rënda, dhe këto halle ia ka shkarkuar edhe Partisë Demokratike.

Kush është Sali Berisha tani?

Askush!

Partia Demokratike sot është një entitet i pushtuar nga një individ, i cili quhet Sali Berisha dhe është i përjashtuar nga Perëndimi: e pikërisht këtu merr fund gjithçka.

Por të gëzuar shihen të jenë vetëm fituesit, që dihet se janë fitues të majtë.

Po e djathta ku është?

Askund nuk po duket se mund të ketë një të djathtë në Shqipëri, sepse Partinë Demokratike e ka pushtuar Saliu, prandaj ajo nuk është parti, sepse nuk ka kryetar, por ka verëm një sundues.

Kurse Saliu është në një impakt mendor që vetja i duket monark. Dhe këtu fillon komedia e Shqipërisë aktuale, sepse në fakt Saliu i ka hipur një kalii prej druri me këmbë të ngulitura në dhé, e po pret që me atë kalë ai të fitojë duelin me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste.

Atëherë?

Ja pra, prandaj, pikërisht për këtë arsye kjo garë që është vetëm me një parti, në fakt është një paradë për fitoren e së majtës shqiptare, dhe asgjë më tepër. .

Po të djathtët?

Aa, asgjë nuk pritet dot prej tyre. Ata kuptohet se janë jashtë kohës dhe hapësirës, sepse kanë një kryetar që është nongrata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Britaninë e Madhe, për korrupsion.

Domethënë që korrupsioni i tij qënka fakt ndërkombëtar?

Sigurisht që ky është sot një fakt ndërkombëtar, sepse në çdo kohë, zhvillimi i qytetërimit ka një qëndër, dhe qëndra e qytetërimit të sotëm që janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kanë nxjerrë Saliun nongrata për korruision me gjithë familjen e tij .

Po shqiptarët e djathtë nuk e kuptojnë dot këtë si fakt historik?

Për ta shpjeguar këtë ne duhen të zvarritemi në arsyetime, por thelbi i gjykimit për këtë rast është ky:

Amerika dhe Britania e Madhe e konsiderojnë Sali Berishën të padëshiruar dhe nuk e lejojnë që ai të hyjë në Amerikë dhe në Britaninë e Madhe.

Kaq do të mjaftonte për një grup shoqëror në Shqipëri që ky të gjente një kryetar tjetër.

Por edhe kjo nuk shpjegohet dot, spse Saliu nuk është kryetar i Partisë Demokratike, por ëshrë sundues i saj që nga viti 1992.

E dini ju kuptimin e foljes sundoj në gjuhën shqipe?

Kjo është një fjalë shumë e bukur e gjuhës shqipe, që sipas Fjalorit të Gjuhës Shqipe, don të thotë:

Kam fuqi dhe pushtet të plotë; shfrytëzoj diçka për qëllime të caktuara; jam në gjendje ta urdhëroj dikë, e t'ua nënshtroj atë kërkesave të vullnetit tim.

E pra, në funksion të sundimit na duhet të themi qartë se:

Sunduesi i qëllimit tënd nuk mund të jetë dhe sundues i qëllimit tim.

Por, a e kupton dot Saliu këtë shprehje.

Jo, nuk e kupton dot, sepse nuk e lë marrëzia e tij politike që e ka pushtar që nga viti 1992.

Sepse...

Njerëz të tillë janë ata që brenda vetes thonë:.

Marrëzia e marrëzisë sime ma dërmon kaq shumë arsyen, sa, me arsyen time të marrë, unë dua që të shpallem mbtet.

Por gjithmonë ka qenë e pamundur që një fshatar të ketë arritur e të jetë shpallur mbret në një

qytet të madh. (!)

Lini një Përgjigje