TAGS-AT E JAVËS

Forum30 Janar 2024, 22:31

Metoda e sofistikuar, si vidhet me inceneratorët

Shkruar nga Ola Xama

Metoda e sofistikuar, si vidhet me inceneratorët

135 milionë euro para publike dhe mbi 40 milionë euro të tjera nga privatët janë paguar deri më sot për 3 inceneratorët. Këto pagesa rriten në mënyrë progresive çdo vit...

Ka disa lloje korrupsioni:  Aty ku një zyrtar përpiqet të bëjë një vepër të mirë që zgjidh problemin dhe merr një shpërblim; Aty ku vepra bëhet përgjysmë dhe nuk ka jetëgjatësinë e parashikuar, si rrjedhojë paratë publike shpërdorohen; Dhe aty ku objekti që kërkohet nuk bëhet kurrë dhe s’dorëzohet ndonjëherë. Ky është rasti ku paratë vidhen 100%.

Ky i fundit është një nga variantet më të rralla të korrupsionit që vlen të përfshihet në studime shkencore, por që fatkeqësisht ka ndodhur në Shqipëri me inceneratorin e Tiranës. Vetëm para publike janë paguar 72 milion euro dhe nuk është vënë asnjë ‘tullë’!

Por korrupsioni te inceneratorët nuk mbaron këtu, por kap një nivel tjetër: shpik një problem, prokuro dhe përvetëso.

Po të shohësh statistikat zyrtare të mbetjeve që janë të destinuara për eliminim dhe djegie, rezulton që Shqipëria gjeneron vetëm 4.5% të mbetjeve të saj për këtë destinacion. Ndaj natyrshëm lind pyetja, si mund të çosh shumicën e fondeve të buxhetit të mjedisit për incenerim, kur nevoja për këtë proces është e fundit në listën e problemeve të mjedisit?!

135 milionë euro para publike dhe mbi 40 milionë euro të tjera nga privatët janë paguar deri më sot për 3 inceneratorët. Këto pagesa rriten në mënyrë progresive çdo vit!

Përse duheshin 3 inceneratorë me kapacitet mbi 400 mijë ton mbetje në vit, kur mbetje për djegie gjenerohen vetëm 35 mijë në vit?!

Kjo është pyetja e parë që duhet të bëjë SPAK dhe nuk duhet t’i shmanget askush, qoftë ministër Mjedisi apo Financash, qoftë kryetar bashkie apo qeverie.

A ia ka dhënë ndonjë specialist shifrat autoritetit që bën politikat dhe merr vendimet qoftë në parim? Si ka mundësi që ka miratuar miliona euro fonde për një nevojë që nuk ekzistonte?!

Lini një Përgjigje