TAGS-AT E JAVËS

Forum 1 Nëntor 2023, 18:18

Mbledhjet online dhe frika e PS për tu përballur me opozitën

Shkruar nga Agron Gjekmarkaj

Mbledhjet online dhe frika e PS për tu përballur me opozitën

Nuk e kisha menduar kurrë që për të marrë pjesë në një mbledhje institucionale unë Zevendes Kryetari i Kuvendit të shtyhesha dhe të kaloja nën sqetulla gardistesh të gjatë si fëmijët në një pyll ferrash.

Shqipëria nuk është në gjendje të jashtëzakonshme, as në pandemi, ndaj tempulli i parlamentarizmit, Kuvendi i saj nuk duhet të denatyrohet. Mazhoranca po i fshihet ballafaqimit me Opozitën. Ajo nuk investohet asnjë ditë në forcimim e institucioneve por në defunksionalizimin e Opozites.

Institucionet na mbrojnë të gjitheve jo partitë, jo militantizmi. Personalisht e kam me prova të shumta mos rreshtim qe bie ndesh me bindjet e mia pa pretenduar monopolin e se vërtetës.

Prishja e tyre (institucioneve) është atentat ndaj Shqipërisë në NATO, aleancës me SHBA dhe aspiratës së saj europiane. Socialistet e zyrave me një arrogancë që duket si marrje kompetencash nga Zoti, si përvetësim i se drejtës, se mirës dhe se bukures, po sillen si gjykatësit dhe "edukatoret" tanë.

Gjithmonë kam patur nderim për parlamentin përtej cilësisë se debatit apo prurjeve në të përtej forcave politike që e kanë dominuar. Gjithmonë kam qënë kritik kur është dhunuar Opozita e cila kishte emrin PS, brenda e jashtë sallës plenare, me shpresën që do e linim pas një ditë këtë lengatë shqiptare a ballkanike. Iluzion i ngratë ky.

Me të gjitha difektet e tij, difekte tradite dhe të kultures sonë politike e kam parë atë si garant sovran të thelbit të Republikes.

Nuk e kisha menduar kurrë që për të marrë pjesë në një mbledhje institucionale unë Zevendes Kryetari i Kuvendit të shtyhesha dhe të kaloja nën sqetulla gardistesh të gjatë si fëmijët në një pyll ferrash.

Ne kërkojmë që Kushtetutës ti hapet dera dhe ajo të rikthehet mes nesh. Ne kërkojmë të drejtën e përfaqësimit legjitim në Reformën Zgjedhore, të drejtën e ngritjes se tre komisioneve hetimore me firmat e 45 deputeteve dhe mos ndërhyrjen e kundërshtarëve tanë politik në çështjet e grupit parlamentar të PD.

Çfarë marrim si përgjigje, zhdukjen e debatit, kthimin e mbledhjeve online. Ne jemi në parti të ndryshme, fakt ky që na bën të njëanshem në qendrime politike, po nuk duhet të jemi të tille me Republiken, Shtetin, Institucionet, Kushtetutën. Qeveria nuk mund të nderseje Garden ndaj Opozites e cila sot është këmbe, në qendrese, në proteste. Protesta në vendet demokratike nuk shuhet më dhunë, ajo vendos stanadartin e negocimit, të reflektimit, të zgjidhjes së problemeve që shtron.

I kerkoj Edi Rames tu rrijë deklaratave të tij në vendet perëndimore, këtë nuk ja njoh vetes për dobësi. Nuk mund të ketë dy Shqiperi: një në fjalimet e tij në samitet e BE qofte edhe në Tiranë dhe një tjeter që vë në diskutim konceptin e Opozites në një shoqëri demokratike. Nese ai se ben ne jemi ketu per të përfaqësuar popullin opozitar e më shumë se kaq të gjithë ata që besojnë të pluralizmi dhe demokracia. Fshehja tregon frike. Mbledhjet online tregojnë ikjen nga thelbi i krizës. Kthimi në normallitet lyp shumë pak: Respektimin e Kushtetues, respektimin e Rregullores së Parlamentit dhe asnjë favor për Opozitën.

Lini një Përgjigje

Forum