E dyta mos na çani trapin si te zgjuar mor Oerd duke na bere sofizma dhe llogari bajate sepse me 1/3 e mbyllur do të thotë që pothuajse të gjithë deputetët që ka fituar PD në katër palë zgjedhje me këtë kod bastard, do te jene të emëruar dhe jo të zgjedhur.
Dy fjalë për Bylykbashin dhe çdo Bylyk të PD që del të na shpjegojë se qenka e mirë kjo paçavure “marrëveshje” për të emëruar deputetë disa spurdhjak politikë.
E para mor Oerd nuk e di se çfarë halli ke ti dhe të tjerë si ti, që keni marrë flamurin për të dërdëllisur nëpër studio e të shpjegoni që mbyllja e listave me 1/3 është “ pozitive”, ndërsa shoh qe PS nuk flet???
Kjo tregon qe ky është propozimi juaj dhe jo i PS apo Ramës dhe qe ju po mbroni një propozim të pisët që emëron deputetët.
E dyta mos na çani trapin si te zgjuar mor Oerd duke na bere sofizma dhe llogari bajate sepse me 1/3 e mbyllur do të thotë që pothuajse të gjithë deputetët që ka fituar PD në katër palë zgjedhje me këtë kod bastard, do te jene të emëruar dhe jo të zgjedhur.
PD në vitin 2009 ka fituar 68 deputetë, ne vitin 2013 ka fituar 56 deputetë, ne vitin 2017 ka fituar 43 deputetë dhe në vitin 2021 ka fituar 59 deputetë dhe mesatarja si përqindje ka qene nga 27-39% ose 68+56+43+59=226:4=56,5 deputetë mesatarja.
Me 1/3 e mbyllur ose me 33.3% të 140 do te thotë që 47 deputetë janë pa vota dhe të emëruar nga kryetari.
E gjithë hipokrizia e artikulimit tënd prej brumbulli Oerd që dërdëllis pa moral, është qe ajo 2/3 teorike e hapur përkthehet vetëm në 8-9 deputetë gjithsej në 12 qarqe, ose me saktë 15-20 % te fituesve.
Pra lista e mbyllur e PD emëron 80-85% të deputetëve dhe mund të ketë “ garë” për 15-20%, por në disa qarqe nisur nga rezultatet e katër palë zgjedhjeve nuk ka fare garë.
Në Qarkun Gjirokastër nga 5 deputet PD ka marrë 1 deputet, që do të thotë se me 1/3 e mbyllur nuk ka gare sepse 1.5 deputet emërohet.
Në qarkun Vlore qe ka 12 deputetë, PD ka marrë 4 deputetë, që me 1/3 e mbyllur bëjnë fiks 4 deputetë, pra nuk ka gare.
Në qarkun Fier janë 16 deputetë dhe PD ka marre në katër pale zgjedhje 5 deputetë, mesatarja( dy herë 6 dhe 2 herë 4). Me 1/3 e mbyllur janë 5.3 deputet pra nuk ka garë.
Në qarkun Berat janë 7 deputetë dhe PD ka marre herë 2 herë 1 deputet dhe me 1/3 e mbyllur që bëjnë 2.1 deputet nuk ka garë.
Në qarkun Korçe qe ka 12 deputetë, PD ka marrë 5 deputetë dhe me 1/3 e mbyllur, behet garë vetëm për 1 vend.
Në qarkun Elbasan që ka 14 deputetë, PD ka marrë 6 deputet dhe me 1/3 e mbyllur do të thotë 5 të emëruar, kështu që bëhet garë për 1 mandat.
Në qarkun Durrës janë 14 deputetë dhe PD mor Oerd ka fituar 6 deputetë qe me 1/3 e mbyllur i bie 5 te emëruar dhe behët garë vetëm për 1 deputet.
Në qarkun Lezhë ka 7 deputetë dhe PD ka fituar 4 deputetë, por me 1/3 e mbyllur i bie të bëhet garë për 2 mandate.
Në qarkun Shkodër janë 11 deputet dhe PD ka fituar 5 deputet që me 1/3 e mbyllur bëhet garë për 1 mandat
Në qarkun Kukës janë 3 deputet dhe PD ka fituar 2 deputet kështu që me 1/3 bëhet garë për 1 deputet
Në qarkun Dibër janë 5 deputet dhe PD ka fituar 3 deputet kështu që me 1/3 e mbyllur bëhet garë për 1 mandat
Dhe qarku i Tiranës Oerd ka 36 deputet ku PD ka fituar 15 deputet dhe me 1/3 e mbyllur do të thotë që bëhet garë për 3 mandate
Pra gjithsej në të 12 qarqet mor Oerd brumbulli bëhet garë nga 3 në Tiranë+ 1 në Kukës+1 në Dibër+1 në Shkodër+2 në Lezhë+1 në Durrës +1 ne Elbasan +1 në Korçë = me 11 gjithsej
Dhe ne 4 qarqet Fier, Vlorë, Berat, Gjirokastër që janë gjithsej 16 +12 +7 +5 = 40 deputet nuk ka garë fare
Po me 11 veta në garë mendon se do ta mundesh pushtetin e Ramës mor Oerd juristi ?????
Dhe e fundit mor Bylykbash dhe ju Bylyk të tjerë të PD po ju them që ky pazar i qelbur i juaji vetëm për bythën tuaj që bredh prehër me prehër sa nga Berisha tek Basha e sa nga Basha tek Berisha e pastaj prapë nga Berisha nëpër Ambasada, është antikushtetues sepse nuk mund te këtë kurrë dy palë deputet ku një palë emërohen nga Kryetarët dhe një pale “zgjidhen” nga qytetarët si dhe në Kushtetutë thuhet qartë që :jo me pak se 2/3 e listës i nënshtrohet votimit parapëlqyes që do të thotë se çdo Parti Politike që nuk ka frikë nga vota e qytetareve mund ti mbajë 100% të hapura listat dhe kjo e drejtë e sanksionuar me Kushtetutë nuk mund te mohohet nga një pazar i ndyrë mes dy palaçove apo dy qelbësirave
Çdo pazar mes dy palaçove ka “vlerë” ndoshta vetëm për ata dy palaço apo qelbanik që e gatuajnë por kurrë nuk mund të jetë detyruese për të tjerët.
Sapo ju klloun ta votoni, do të ketë plot subjekte të tjera politike por edhe individ kurajoz që do ta godasin këtë pazar të pistë në Gjykatën Kushtetuese dhe kjo paçavure e juaja mor Oerd Gjiknuri me Damian Bylykbashin do të shndërrohet në një letër higjenike siç u shndërrua ai herësi i dhjerë i juaji.
Dhe një “këshillë” nga unë Oerd
Që ti të paktën nuk duhet ta hapësh gojën fare se po te ishin listat e hapura nuk do të ishe kurrë deputet me aq vota sa ke marrë, prandaj lëri të lehin disa të tjerë por ti dhe Gazi jooooooo...
Lini një Përgjigje