TAGS-AT E JAVËS

Forum 2 Mars 2023, 08:53

Luga bosh e nacionalizmit nuk tundon më

Shkruar nga Plator Nesturi

Luga bosh e nacionalizmit nuk tundon më

Realisht jemi në një fazë tjetër të dinamikave në rajon, kur dhe moda e nacionalizmit ka dalë boje dhe tashmë secili vend duhet të përshtatet me realitetet e reja. Luga bosh e nacionalizmit nuk tundon më, pasi gjithkush sheh nëse ka sy në ballë, se ku dhe sa larg kanë shkuar ish armiq të dikurshëm dhe sot partnerë e pjesë e një familjeje aq të madhe si Bashkimi Evropian.

Borrell, si një profesor me eksperiencë, arriti më së fundi të vërë rregull në auditorin e vet. Të pabindurit e tryezave të BE-së, Vuçiç e Kurti, kësaj radhe nuk ishim më të zhurmshmit e zakonshëm pas çdo bisedimi dypalësh në zyrat e BE-së. Ish një provim i bartur e gati i pashpresë për të dy liderët ballkanikë dhe që po përsëritej si fotokopja e një letre të bardhë.

Kësaj radhe kryediplomati i BE-së, dikur ministër i Jashtëm i Spanjës, kishte marrë gjithë masat që heshtja e turfullimet inatëçore ballkanike të merrnin fund, për ti dhënë hapësirë kthjelltësisë për të zgjidhur e jo për të shtyrë pafund çështjet midis vendeve, përgjegjësisë për ti shërbyer qytetarëve të secilit vend, paqes dhe ardhmërisë së përbashkët ekonomike të rajonit. Realisht jemi në një fazë tjetër të dinamikave në rajon, kur dhe moda e nacionalizmit ka dalë boje dhe tashmë secili vend duhet të përshtatet me realitetet e reja. Luga bosh e nacionalizmit nuk tundon më, pasi gjithkush sheh nëse ka sy në ballë, se ku dhe sa larg kanë shkuar ish armiq të dikurshëm dhe sot partnerë e pjesë e një familjeje aq të madhe si Bashkimi Evropian.

Gjithsesi, në cepat e Ballkanit fryn ende kjo erë e së shkuarës që dhe pse po i ikën koha është dhe më e zhurmshme. Plani franko-gjerman për të paqtuar e rregulluar mbi norma të Kartës së Kombeve të Bashkuara marrëdhëniet midis dy vendeve që u ndanë të fundit nga ngrehina e dikurshme e ish Jugosllavisë, duket se është opsioni i fundit që gjakrat të qetësohen e liderët kryeneçë ballkanikë ose të vijnë aty ku duhet ose të shpërfillen si të pavlefshëm. Në të dyja vendet opozita ka kundërshti, trysni e presion në emër të atdhedashurisë.

plator nesturi

Lini një Përgjigje