
Kjo është një barabari e pamëshirshme mbi paranë publike. Statistikisht mundësia që në këta tenderë të mos ketë vjedhje është zero. Por probabiliteti që këtu ndodh një masakër horror me paratë e qytetarëve është afër 1-shit.
Këta janë tenderët kryesore që ka bërë Spitali i Traumës muajt e fundit. Aty është emëruar drejtoreshë e përgjithshme Edlira Bode, një ish deputete e Partisë Socialiste.
Shikoni pak se çfarë ndodh aty. Fondi Limit i tenderëve të shpallur 895 milionë leke ( te reja). Fondi i prokuruar 888.6 milionë. Pra mesatarja e tenderëve në Spitalin e Traumës fitohet me 99.3 për qind të fondit limit. Një tender po të fitohet me 99 për qind duhet të shërbejë si alarm. Kur fitohen të gjithë me 99 për qind, aty duhet te kishte zbarkuar ushtria. Megjithatë nuk mbaron këtu.
Mesatarisht ka vetëm 1.4 oferta efektive për tender. Shumica e tenderëve janë vetëm me një ofertues. Në ndonjë rast të rrallë hyjnë 2 ose 3 oferta. Por nuk mbaron as këtu.
Mbi 74 për qind e tenderëve shkojnë në vetëm dy kompani. E para është Trimedi, ndërsa e dyta është OES Distrimedi.
Këta nuk janë tenderë. Kjo është një barabari e pamëshirshme mbi paranë publike. Statistikisht mundësia që në këta tenderë të mos ketë vjedhje është zero. Por probabiliteti që këtu ndodh një masakër horror me paratë e qytetarëve është afër 1-shit.
Tani një kuriozitet kam. Në zyrat e shtetit ka ndonjë njeri që i bën këto analiza? Së janë shumë të thjeshta, nuk duan as shumë mend.
Kontrolli i Shtetit i shikon ndonjëherë këto? Po Prokuroria? Se kështu nuk bëhen as në luftë tenderët.
Lini një Përgjigje