TAGS-AT E JAVËS

Forum 3 Nëntor 2025, 19:20

Lironi Erion Velinë, përpara se t’ju detyrojë Gjykata e Strasburgut!

Shkruar nga Kreshnik Spahiu

Lironi Erion Velinë, përpara se t’ju detyrojë Gjykata e

Larg çdo egoje profesionale, gjykatat shqiptare duhet ta lirojnë sot Erion Velinë për të ruajtur integritetin e tyre institucional.

SPAK ose GJKKO duhet të ndryshojnë masën e arrestit me burg për Erion Velinë, për disa arsye ligjore dhe kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese ka kthyer në detyrë kryetarin e bashkisë, Erion Veliajn. Automatikisht edhe dekreti i Presidentit për zgjedhjet mbetet në fuqi, duke lënë të kuptohet se Erion Veliaj do të jetë në detyrë deri në qershor 2027.

Në këto kushte, a mund ta drejtojë ai Bashkinë e Tiranës nga paraburgimi i Durrësit?

Ligjvënësi ka parashikuar në Kodin e Procedurës Penale masën e arrestit me burg si masë ekstreme shtrënguese, e cila përdoret vetëm kur të gjitha masat e tjera konsiderohen të paaplikueshme.

GJKKO duhet të ndryshojë masën e sigurimit për disa arsye juridike:

1.    Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka krijuar rrethana të reja ligjore dhe juridike, të cilat lidhen me ushtrimin e detyrës dhe të drejtave kushtetuese.

2.    Ky vendim është bazë juridike për Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg që ta konsiderojë arrestimin si masë të papërshtatshme, njësoj si në rastin e ish-drejtorit të RTSH-së, Thoma Gëllçi. Për më tepër, Erion Veliaj është i zgjedhur nga populli.

3.    GJKKO ka një praktikë të mëparshme me Sali Berishën, ku pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese masa e sigurisë u ndryshua nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitjeje”.

4.    GJKKO ka sërish një precedent penal me të njëjtin personazh politik, ku pas kalimit të dosjes për gjykim, i pandehuri nuk mund të dëmtojë më provat apo të pengojë hetimin.

5.    Gjykata duhet të vlerësojë se Erion Veliaj nuk paraqet më rrezikshmëri shoqërore dhe nuk ka arsye të arratiset nga Shqipëria.

6- Ashtu si shumë deputet apo zyrtarë që hetohen të lirë, edhe Erion Veliaj mund të gjykohet pa pranga.

Të gjithë mund të jemi politikisht kundër Erion Veliajt, por sot të gjithë duhet të jemi juridikisht pro tij, si mundësi që Shqipëria të tregojë se ka institucione dhe gjykata që janë garante të Kushtetutës.

Larg çdo egoje profesionale, gjykatat shqiptare duhet ta lirojnë sot Erion Velinë për të ruajtur integritetin e tyre institucional.

Unë do të këshilloja çdo gjyqtar ta lirojë sot, sepse do të ishte më dinjitoze që prangat t’ia heqë Shqipëria, e jo Gjykata e Strasburgut.

Lirimi i Erionit është vetëm çështje kohe…

5 Komente

  1. M
    Mend me pagesë

    Ik pirdhu o Kreshnik. Se ngele duke dhënë mend me pagesë nga Gjermania e i paguar nga Partia. Si u liroka një hajdut si Veliaj që ka rrezik të prishl provat e të kërcënojë dëshmitarët?

    1. b
      besa

      Erion veliaj nuk lirohet sepse eshte i zhytur deri ne gryke. Do paguaj shume pak nga ato qe ka perfituar. Por kryeministri duhet te mbaj pergjegjesine e tij. Duhet te jap urgjentisht doreheqjen sa nuk eshte vone. Asgje nuk funksionon ne kete vend. Mjaft me me propogande, me show se na e shpifet jeni bere bajat. Hapni krahun per njerez te rinj. Boll vodhet dhe plackitet.

      1. T
        Tng

        Shum sakte prgj e Bes..

      2. R
        Romeo

        O jurist i madh, po tjetri e ka bërë balte me hajdutlleqe ordinere, ti thua do ta liroje Strasburgu. Shko ore pirdhu, idiot superior. Për ç'farë do të ankohet në Strasbourg hajduti Veliaj? Ky Vendim i GJK o Idiot Jurist, i mbylli shtegun e Strasburgut HAJDUTIT VELIAJ, se nuk ka për ç'farë të ankohet, plus Strasburgu nuk merret me substancen e çështjes(meritën) por veten me procesin ligjore, I rregullt apo I pa rregullt.. Sa per prezumin e pafajesisë, o Idiot, le të presim sa ti mbarojë gjyqi, dhe të shikojme nëse do ti çosh një pakete cigare, se deri atehere do ta kete filluar edhe me llulle. Çelësat në Jon kanë për tia hedhur me ato akuza që ka. Pastaj, mos harro more Idiot i padobishem, dhe hajdut i KLD, se mos i hapin edhe punen e inceneratorit të Tiranës, se ka marrë zotim Kryetari i zgjedhur per 130 milion Euro, ka vene firmen në emër të Keshillit Bashkiak, dhe ja trashin zullumin e Hajdutllekut. Ore Kreshnuk Hajduti që mbron Hajdutin...

        1. D
          Doda

          Paske mbet holle Nik.

          Lini një Përgjigje

          Forum