TAGS-AT E JAVËS

Forum23 Shtator 2024, 10:56

Lindja e Mesme s’ka të ardhme pa zhdukjen e Hamasit, Hezbollahut, dhe pa rrëzuar Netanyahun

Shkruar nga Annalisa Cuzzocrea

“Gjithçka është e ndriçuar”, është romani i parë i Jonathan Safran Foer i botuar në vitin 2002 dhe ngjarjet zhvillohen në Ukrainë. Ndërsa në vitin 2016,  një libër tjetër flet mbi fatin e shtetit të Izraelit. Në një intervistë për gazetën tonë, shkrimtari amerikan flet për zgjedhjet presidenciale në SHBA, rrezikun që përfaqësojnë njerëz si Donald Trump dhe Elon Musk, si dhe për zhvillimet që mund të sj ellin paqen në Lindjen e Mesme.

Lindja e Mesme s’ka të ardhme pa zhdukjen e Hamasit, Hezbollahut, dhe


Jonathan Safran Foer /

Dy muaj më parë, Amitav Ghosh tha në media, pak a shumë si Papa Françesku, se nuk kishte ndonjë dallim të madh midis Trump dhe një kandidati demokrat, që në atë kohë ishte Joe Biden. Dhe shtoi se ne në Perëndim i kushtojmë një rëndësi të tepruar ndikimit të këtyre zgjedhje mbi botën. A ka të drejtë?

Unë besoj se zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit, janë shumë të rëndësishme. Shumë gjëra do të varen nga rezultati i tyre, duke filluar nga mënyra sesi Shtetet e Bashkuara do të pozicionohen ndaj Indisë, Kinës, por edhe Ukrainës dhe Lindjes së Mesme. Trump dhe Harris kanë pikëpamje tejet të ndryshme mbi këto çështje.

Si është e mundur që pas sulmit në Kapitol më 6 janar 2021, pra dhunës që tentoi të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve, njerëzit të mos bëjnë dot ende dallimin midis Trump dhe Harris? Si u harrua kaq shpejt? A nuk shkeli ai një “vijë të kuqe” të demokracisë?

Ishte një ngjarje shumë e dhunshme, por jo vetëm aq. Trump ka shkelur gradualisht të gjitha “vijat e kuqe”, duke u përpjekur që të vërë nën kontrollin e tij gjithçka në SHBA. Retorika e tij është e dhunshme. Për shkak të tij, çdo ditë po kapërcejmë kufijtë e asaj që deri tani ka qenë shoqërisht e pranueshme në diskursin publik. Por nuk është vetëm faji i tij.

I kujt tjetër?

Ne jetojmë në një mjedis të mediave sociale, të cilat kanë dalë tërësisht jashtë kontrollit, çka përbën një kërcënim më të madh për demokracinë se sa Donald Trump.

Çfarë mendoni për Elon Musk, i cili bleu platformën X, dhe e përdor atë për të përhapur propagandën në favor të së djathtës ekstreme si dhe lajmet e rreme?

Gjykoj se tek synimet e Musk fshihet diçka shumë tinëzare dhe e frikshme. Unë nuk e di saktësisht se deri në çfarë mase. Por është një fakt që në duart e një personi, është grumbulluar një sasi e madhe pushteti: financiar, mbi rrjetet, internetin, satelitët, si në aspektin e përmbajtjes ashtu edhe në infrastrukturë.

Lindja e Mesme s’ka të ardhme pa zhdukjen e Hamasit, Hezbollahut, dhe
Jonathan Safran Foer /

Unë nuk që t’i jepja kaq shumë pushtet një personi të vetëm, dhe në rastin e Musk kjo është problematike, sepse ai po sillet si një fëmijë. Në ekonominë e vëmendjes të krijuar nga mediat sociale, ekziston diçka që i inkurajon njerëzit të sillen si fëmijë. Pse zemërohen fëmijët? Pse bërtasin dhe qajnë ata? Sepse tërheqin vëmendjen. Dhe në rrjetet sociale çdo gjë “bërtet” për të rënë në sy. Dhe shpesh, ashtu si fëmijët, edhe ata që sillen kështu arrijnë atë që duan.

Çfarë mendoni për kandidaturën e Kamala Harris?

Ajo është shumë e zgjuar, dhe tek një udhëheqës nuk ka cilësi më të rëndësishme sesa inteligjenca e thellë, e cila përfshin inteligjencën njerëzore dhe atë emocionale. Gjithçka që ka bërë së fundmi ka qenë e shkëlqyer: mënyra se si mbështeti punën e Biden, apo si e konsolidoi kandidaturën brenda  48 orësh, zgjedhja si kandidat për zv/president e Tim Walz apo paraqitja në debatin televiziv përballë Trump.

Çfarë mendoni për atë që po ndodh në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, vende që përmenden edhe në disa prej librave tuaj?

Janë dy situata të trishtueshme dhe të frikshme, pasi s’ka rëndësi se cilat janë idetë politike: një numër i madh njerëzish krejtësisht të pafajshëm po vuajnë dhe vdesin. Përballë kësaj, si qytetërim, jemi të detyruar të pyesim veten se kush jemi, çfarë duam të jemi, me çfarë vlerash përshtatemi, si do të jetë e ardhmja.

Në Evropë ekziston debati: t’i japim armë Ukrainës apo jo. Nëse duhen lejuar apo jo këto armë që të godasin bazat ushtarake në Rusi. Si mund të ruhet paqja, duke mbështetur mbrojtjen e Kievit apo duke e çarmatosur atë? Sipas jush, a ka kuptim kjo dilemë?

Kjo është një nga ato situata, ku çdo hap gjatë rrugës mund të duket logjik dhe i drejtë. Por më pas e gjen veten në një pozicion ku nuk doje të ishe. Askush në botë nuk e dëshiron një luftë me Rusinë, sepse nuk do të përfundonte mirë. Nga ana tjetër, unë nuk mendoj se Putin është një kundërshtar i arsyeshëm me të cilin mund të bisedohet.

Nuk jam ekspert për çështjet ushtarake, por nga ana etike e di se ne duhet të jemi në anën e Ukrainës. Pyetja është se cilët janë kufijtë e këtij pozicioni, sepse ka disa të tillë. Shpresoj që pas disa vitesh, të mos e kthejmë kokën pas dhe të themi se duhet ta kishim imponuar paqen kur ishim ende në kohë.

Në një intervistë në korrik, shkrimtarja britanike Zadie Smith tha se Izraeli duhet të kuptojë se duhet ta rrëzojë Netanyahun, dhe palestinezët duhet të distancohen nga Hamasi. Për momentin jemi shumë larg këtyre skenarëve. Po si arritëm tek masakra e 7 tetorit në Izrael, 50 mijë vdekjet në Gaza, dhe tek perspektiva e një pushtimi izraelit të Libanit?

Barack Obama pëlqente të citonte Linkolnin që fliste për engjëjt. Të gjithë kemi engjëj të mirë dhe të këqij. Edhe mua më pëlqen kjo parabolë. Nganjëherë, kur interpretoj lajmet, e gjej veten duke u mbrojtur në një mënyrë që është plotësisht në kundërshtim me realitetin. Nuk e di se si u arrit në këtë pikë në Lindjen e Mesme.

Mendoj se shkaku është frika në të dyja anët: frika e të mos pasurit mundësi për të jetuar në paqe apo e një jete dinjitoze. Është e lehtë të kuptohet se si një palestinez apo një izraelit mund të ketë humbur çdo shpresë për të ardhmen. Dhe kjo mungesë totale e shpresës, i nxit njerëzit të marrin vendime të këqija. Është i njëjti dëshpërim që Trump ka ushqyer në SHBA.

Cila mendoni se është rrugëdalja?

Kur ndjen se jeni lënë pas dore, se nuk keni të ardhme, apo s’mundeni t’ua garantoni atë fëmijëve tuaj, mund të humbni veten në fantazi apo të mbështeteni tek karizma e atyre që ju premtojnë se do t’i zgjidhin problemet pa pasur në fakt asnjë ide konkrete.  Gaza duhet t’i nënshtrohet rindërtimit, dhe kjo nuk mund të bëhet as me Netanyahun dhe as me Hamasin në pushtet.

Nëse izraelitët dhe palestinezët do të kishin mund të votonin, do t’i largonin nga pushteti, por nuk munden. Jam i sigurt se këta dy popuj kanë të njëjtat ëndrra, shpresa dhe frikëra. Por për momentin janë futur brenda një vrime të zezë. Dhe përpara se të dalim prej saj, duket se gjërat do të bëhen edhe më tragjike.

Më keq se kaq?

Nuk ka të ardhme në rajon pa fundin e Hamasit dhe Hezbollahut, dhe pa shpërthyer një luftë civile në Izrael. Shpresoj që kjo e fundit të mos ndodhë, por situata në të cilën është mbajtur i gjithë rajoni në 30 vitet e fundit nuk është e qëndrueshme. Sidomos për palestinezët. Ne kemi nevojë për aktorë të rinj, por kjo është më e lehtë ta thuash sesa ta bësh./Përshtati Pamfleti nga “La Stampa”

jonathan safran foer hamasi hezbullahu lindja e mesme netanyahu

Lini një Përgjigje