TAGS-AT E JAVËS

Forum 9 Shtator 2024, 15:19

Lamtumirë kriminel!

Shkruar nga Kastriot Kotoni

Lamtumirë kriminel!

Na mërzitën me news-e për jetën private të njerëzve publikë...
Talenti i përzier me mllefet inatçore në shërbim të intresave private nuk ka lënë limite për imagjinatën shqiptare. Në gjuhën e popullit ky fenomen quhet "hajt, se për të mirën e këtij apo atij që merret nëpër gojë qoftë!".

Rrumpalla jonë me njerëzit që nuk kanë punë dhe luajnë derën, dmth "copë i fusin hundët me shkak e pa shkak tek jeta e tjetrit"kot së koti është bër sport. Dyqane me qera, pushime në Dubai e Karaibe e Mikonos se ç'punë mund të bëjnë andej nga shtëpitë verore të dyta e të treta, është pjesë e traditës sonë pronviciale. Mos rënç në gojën e atyre, se nuk merren me m... që ka zënë derën e shtëpisë, por shohin se cila e cili u nda e kush dhe kë ka dashnore...

Po për cilin moral flisni a të vrarë?! Mu kujtua një histori me një roje bordelloje në kohën e pushtimit italian. Roja i ngrehur e i krehur gjatosh në të gjithë qenien e tij i tregonte shokëve të punës pas viteve 1968-1978, se kur i vinin ato punonjëset e seksit, vihej në siklet dhe të shkretat kishin dëgjuar një kolegen e tyre serbe për pjesët intime të trupit të rojes e cila ishte lemerisur nga përmasat e organit mashkullor me të cilin do të kryente marrëdhënie.

I shkoi jeta të shkretit roje me paranojën e frikës së femrave ndaj tij. Edhe më keq akoma tregojnë mjekët për rastet ekstreme që kanë operuar apo diagnostikuar për histori të ndryshme të bëmave me njerëz publikë. Po ja! Edhe ka pasur raste kur Sigurimi i Shtetit shantazhonte të huajt me fotografi flagrante, për t'i futur në kurth me femrat shqiptare. Mirë do të thoshte dikush: punë shërbimesh. Po a do t'ia dinin të huajt prej atyre fotove flagrante? Po hiç ore fare, dhe e kishin për mburrje. Ndaj edhe sot duken këto lajmet rozë medemek "skupe mediatike" si të rëna nga qielli për të rritur pëlqyeshmërinë. Ore se ç'farë bën tjetri me jetën private është puna e tij. Nëse me marrëdhënien janë cenuar interesat e publikut, aty kapu dhe të shtrëngon dorën e març klikime me miliona nga gjithkush. Po jo t'i marrësh fytyrën tjetrit a tjetrës me thashetheme.

Kur nuk interesonte PPSH-së ndonjë person, vinte në punë makinerinë e thashethemeve të të gjitha organizatave të masave, që në fakt edhe kënaqej Partia se e zotëronte informacionin kur dizinformacionin e kishte pronë të Sigurimit të Shtetit. Atëherë, "falë vigjilencës" brohoritnim njëzëri: "Lamtumirë kriminel!"

Lini një Përgjigje

Forum