
Sajme Korreshi me dorën e shëndoshë si Osja agzotit i dha flakë barotit. Dhurata Çupi i fshinte djersët. Kryezëvendës Lideri Muli, Lideri në perspektivë Gazi dhe Albana u panë në sy nga kabina e regjisë. E meritoi besimin që i dhamë trimi i Lushnjes thanë njëzëri. Sajmja me modesti qëndroi edhe kur Ina po e filmonte, edhe kur Doktori me krenari e shikonte.
Kronikë e vonuar për fundin e Botës! Kronika ka rënë në çoroditje. Ajo nuk di si ti vërtisë ngjarjet e shumta. Personazhet galantë që e rrethojnë shfaqen gjithnjë e më trazues. Gjylameti shtyn Isufin me një energji bërthamore të pazakontë. Blerina i thotë “i vogli shtrin viganin” por Cufja duke hapur rrugë me kanun në dorë ja kthen “i shtypuri tiranin”.
Unë i fshehur në odën e grave e të fëmijëve kur burrat janë në luftë, dal e shtrihem barkas për të kaluar nën këmbë gardistësh. Krahët më lodhen, gjunjët më vriten, goja më thahet. Kosta i Gramozit dhe Linditës së bashku me këshilltarin tim Dorin trim më hedhin një litar nga ana tjetër. Ata më tërheqin që në zyrë të futem. Fytyra e Kostaqit ngjan me një pemë të djegur nga rrufeja.
Po i ngre e mira peshë mermerit, po ju plas Zoti sytë, po ju plas. Në mbretërinë e Babos jemi të gjithë si në bahçen e Pejgamberit more jeziter. Po çi doni more lanetër jo komisione jo reforma zgjedhore, i di Babo ato punë. Mos ja thyeni zemrën teksa pikëllimi i skalitej si fjalët e Perëndisë në pllakat e gurta.
Dash Sula i murretyer, i sapo dalë nga baladat, me pluhurin e moteve mbi supe, me kraharorin që i dridhet vikat turp turp turp. Zëri i tij si duhi fërshëllen mbi lisat e atdheut. Ai ndeshet me Nikun si Muji me Halilin në lugje të verdha. Shamia e ashikut i bie në tokë dikujt i thyhet zemra.
Danja, Cufja dhe Canja bllokojnë dyert, Ben Pëllumbi çjerr faqet nga marazi. Laerti kësaj herë qan vetë. Sheh anash askush nuk po i mbledh lotët e tij.
Etilda një psherëtimë lëshon tek aty pari kalon. Një pandehmë me ngjyra ylberi e ndjek nga pas.
Ermua fërkon duart. Urrejtja është fryma e shenjtë që e udhëheq. Gjuha e drunjtë kënga e saj e preferuar.
Komandantet vinë. Beteja ndizet. Kryezëvendës Lideri në ballë u prin. Si Selam Musai gunën për mbi hedh mbi tela e si luan kapërcen mbi bedena.
Lideri në perspektivë Gaz mjekërziu me zemërim të gjithë desh i përpiu. Supin u vuri kangjellave dhe treqind gardistë u plasën për dhe në këmbë asnjë nuk mbet për be.
Bledion Nallbati u ngjit si tarzan, pas tij ai pader Salianj ku këmbët vërtiti si jatagan.
U ngjit i fundit për tu mbrojtur krahët Kryezëvendës Lideri Muli. Pastaj në dritare Doktori doli e siç di ai foli. Bekoi si Papa njerëzinë dhe të uruarit ndjenë paqen e begatinë.
E enjtja erdhi e zezë siç pritej. Bekimet e Pader Salianjit mungonin.
Sajme Korreshi me dorën e shëndoshë si Osja agzotit i dha flakë barotit. Dhurata Çupi i fshinte djersët. Kryezëvendës Lideri Muli, Lideri në perspektivë Gazi dhe Albana u panë në sy nga kabina e regjisë. E meritoi besimin që i dhamë trimi i Lushnjes thanë njëzëri. Sajmja me modesti qëndroi edhe kur Ina po e filmonte, edhe kur Doktori me krenari e shikonte.
Elda Hoti u bë flaka e maleve, Nora e dytë. Tymi mjegulloi edhe shikimin e kaltër të vetë Margeritit. Bota dukej pa sy si e tillë e verbërt.
Tao kruspullohej si një kërcu pas zjarrit të madh. Zaptiet e tij po çoroditen. Bledi Çuçi herë pas here shihte mjekrën e vet dhe gëzohej që ende flakë nuk i kishte marrë. Lindita kollitej, Eduart Ndreca nga dhimbja drobitej. Mimi di Puccini ngjante me Nënë Pashakon. Etjen edepsesi me Dalanin.
Shalsi i qeshte vetes gjithë kohës në shenjë respekti. Braçja hungëronte që Babos llaf ti shkonte.
Xhafa pasi është thirrur nga Babo ndihet më rilindas dhe më pak intelektual i pavarur.
Çyrbja pret ti thotë shkrepe o bekim dhe lëmon tytën e maliherit nën shikimin e qashtër të Eni Xakes.
Jorida vajton për nismat e saj që shkuan e vanë dhe në terr lanë dynjanë. Më këputet shpirti për trazimet e saj të çdo stinë. Ah Jorush i gjorë revolucioni na la pa gojë.
Dikush po ankohej se fryma po i merrej por Elisa e qortoi e i tha besimi tek Babo është kundragazi ynë, të biem shahit me emrin e tij në gojë. Tezja e dëgjoi dhe ëndërronte të zalisej dhe ti njihej si sakrificë. Qëndresën e saj Tërmeti ta shtinte në isopolifoni.
Ogerta ja kapi xanxën dhe filloi të shkruante tekstin “Tezja jonë shkëmb graniti e zë dushmanin për fyti eeee! Luftoi pa ju dridhur qerpiku eeee, Tym të madh lëshoi armiku eeee, aty mbet dhe kurrë nuk iku eeeee”. Ulsiu kumbonte dua një pushkë dua një pushkë. Nikua u kishte hequr shulat.
Djali i mirë Klosi u llafos përsëri pas fjalimit zulmëmadh të Fierit për organizatën bazë dhe punën. Ato ishin mendime pa zë kësaj here pat llaf pa mendime qerratai! Tani e tutje duhet të mësohemi me këto alternime. Damua duhet të marrë shënime dhe Ditmari të shkrehet në lexime. Po Majkua? Ai pret si gjithmonë që fati ti bjerë në pëqi si kungulli nga trau. Toni duhet ta kuptojë fati ekziston nuk varet nga të luturat. Dikush e ka pa e kërkuar tjetri e kërkon e si vjen. Ja psh unë do doja të isha njeri i aksionit e fundja ç’jam? Një i frikur që nga skutat sheh historinë ti kalojë nën hundë dhe rreket ti shkëpus asaj ndonjë gjë që njerëzisë t’ia shesë si punë!
Lini një Përgjigje