
Ndërsa SPAK po vazhdon hetimet për të kuptuar se deri ku kanë shkuar këto abuzime, deklarata publike e OLAF nxjerr në faj një tjetër institucion; Agjencinë e Kontrollit dhe Auditit të Fondeve të BE...
Hetimi i OLAF është shuplaka më e fortë që qeverisja socialiste ka marrë në gjithë këto vite dhe ajo e meriton këtë shuplakë, por shqiptarët jo. Me gjithë propagandën edhe imazhin e një qeverie europiane që lufton për të modernizuar vendin, njolla që kjo qeveri i ka lënë shtetit shqiptar është e madhe dhe që do shumë mund për t’u pastruar.
Hetimi i OLAF tregon se korrupsioni është aq i rrënjosur në mentalitetin dhe sjelljen e qeverisë saqë ka kaluar kufijtë e keqpërdorimit dhe abuzimit me taksat e shqiptarëve (sa dy buxhete të marra së bashku, sipas KLSH) duke kapërcuar në abuzimin me fondet e taksapaguesve europianë.
Ndërsa SPAK po vazhdon hetimet për të kuptuar se deri ku kanë shkuar këto abuzime, deklarata publike e OLAF nxjerr në faj një tjetër institucion; Agjencinë e Kontrollit dhe Auditit të Fondeve të BE.
Gjatë gjithë seancës së zhvilluar sot në Komisionin e Çështjeve Europiane, nuk morën përgjigje, nëse ishte në dijeni kjo drejtori apo jo të abuzimeve. Duke na lënë të besojmë që ose institucioni që ai drejton ka bërë një sy qorr për abuzimet apo institucioni nuk dëshiron të bëjë detyrën duke minuar realisht besueshmërinë e tij në sytë e partnerëve tanë.
Taksiratin e kësaj sjellje që mbulon abuzuesin do ta vuajnë bujqit të cilët nuk do të kenë me gjasë mundësi të përfitojnë nga fondet e IPARD. Fonde për të cilat ato kalojnë sa e sa procedura burokratike ndryshe nga homologët e tyre në vendet e Ballkanit. Ky peshqesh i vjen pikërisht nga qeveria socialiste që i qan hallin në mëngjes ndërsa ua vjedh fondet në darkë.
Lini një Përgjigje