TAGS-AT E JAVËS

Forum25 Dhjetor 2025, 09:25

Kodi i MAFIA-s dhe kodi i Don Agasit

Shkruar nga Ferdinand Dervishi
Kodi i MAFIA-s dhe kodi i Don Agasit
Filmi “Kumbari”

Don Vito Korleone - personazhi fiction i MAFIA-s amerikane, të viteve 1940-1950 dhe Don Agasi, i Shqipërisë së vitit 2025, janë krejtësisht të ngjashëm.

Filmi “Kumbari” i regjisorit Francis Ford Coppola, pjesa e dytë, viti 1974, bazuar në historinë e MAFIA-s amerikane, ka një hyrje mbresëlënëse, që të sjell në mend fenomenin “Ergys Agasi” në Shqipërinë e 2025.

Hallexhiu i radhës i troket në derë Kumbarit – Don Vito Corleone dhe nis t’i rrëfejë dramën e së bijës, një vajze të re, me origjinë italiane, e cila ishte dhunuar, deri në shpërfytyrim të përjetshëm, nga dy djem amerikanë.

Hallexhiu i lutet Don Korleones që të hakmerret në emër të tij, duke i shpjeguar se nuk kishte gjetur mbështetje te shteti, pasi gjykata, qysh në seancën e parë, i kishte lënë të lirë dy agresorët.

Gjatë bisedës, Doni mafioz i tërheq vëmendjen të njohurit të vjetër, se nuk e kishte respektuar, e të tjera, por, në fund, pranon ta ndihmojë. Pasi përcjell mikun, ai thërret këshilltarin dhe i komunikon vetëm një fjali të shkurtër: Kaloja Klemencës!

Si të ishte dhënë nga vetë Zoti, që është në qiell, urdhri nuk diskutohet. Ai zbatohet në mënyrë të verbër. Një nga vrasësit e betuar të Don Korleonës, i quajtur Klemenca, urdhërohet të masakrojë dy të rinjtë në shenjë hakmarrjeje për vajzën e shpërfytyruar. 

Rezultati lihet të merret me mend.

Në Shqipërinë e 2025, e njëjta skenë të ndërtohet në mendje teksa lexon fletët e dosjes së SPAK për AKSHI-in.

Ergys Agasi, një njeri që gëzon pushtet të pakufishëm, pret e përcjell në zyrën e tij ministra, deputetë, gazetarë, kryepolicë, kryespiunë, kriminelë, drejtorë e drejtoresha të shtetit, bashkëpunëtorë, e të tjerë, të cilët, pasi i dëgjon, u zgjidh hallet si të kishte në duar atë shkopin magjik të Zotit.

“Do ja q., robt. Do fusim çunat pastaj”, dëgjohet të thotë Ergys Agasi, kur bashkë me një mikun e vet konstatojnë se, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, po i pengon të marrin një koncesion.

Dosja e AKSHI-t vërteton se si “çunat” e Don Agasit janë vënë në lëvizje, sidomos për porositë që vinin nga lart, se si “çunat”, të maskuar si agjentë të BKH-së, marrin peng, në mes të Tiranës, biznesmenë e funksionarë shtetërorë, të cilët kthehen mbrapsht gojëkyçur dhe të urtësuar.

Në këtë pikë, Don Vito Korleone - personazhi fiction i MAFIA-s amerikane, të viteve 1940-1950 dhe Don Agasi, i Shqipërisë së vitit 2025, janë krejtësisht të ngjashëm.

I pari përdorte si kasapë, për të qëruar kundërshtarët, Klemencën, apo Luka Brazin, ndërsa i dyti, Don Agasi, përdor “çunat” e Çopjave apo të Bandës së Re të Durrësit - dy grupeve më të fuqishme kriminale shqiptare.

Përputhja ka vetëm një ndryshim.

Don Vito Korleone e kishte ngritur perandorinë e krimit me shpatullat e veta, ndërsa Don Agasi me shpatullat e KM shqiptar.

3 Komente

  1. H
    Hdo

    Dmth Korleone i shiperise është palloshi i gjatë

    1. P
      Parku Rinia

      Edi Rama eshte katandisur si Sali Berisha, del e ben ´´te virgjerin`` ne marredheniet e Tij me Pushtetin dhe me Mafien ..... pasi ka qene: --- 2 vjet Minister --- 11 vjet Kryetar i Bashkise Tirane (qe ne fillim INSTALOI 'OKTAPODIN' TE PARKU RINIA ...) --- 12,5 vjet Kryeminister --- e nderkohe, 20 vjet Kryetar i Partise Socialiste ..... ------- Ftakeqesia Kombetare eshte se sot, Partia Socialiste e Partia Demokratike, pas ndryshimeve Kushtetuese te vitit 2008, jane transformuar si Corleone e Bagheria, duke u zhytur koke e kembe ne ‘omertà’ mafioze = 1. Forma di solidarietà, spec. diffusa tra i membri della criminalità organizzata, diretta a proteggere i colpevoli di azioni illecite nascondendone l’identità o tacendo informazioni utili alle indagini dell’autorità giudiziaria. —– Silenzio indotto con le minacce e la paura. ———— 2. Riserbo assoluto all’interno di un gruppo o di un ambiente sociale, con cui si coprono le malefatte altrui e allo stesso tempo si salvaguardano i propri interessi. ------- ------- o Sali e Edvin ----- puna e juj, aferim, ----- gamore ju, gamore kush ju vuni (Ramiz Alia - Rexhep Mejdani) ----- SOT a NESER valon Trump-i!

      1. N
        Njeriu pa emer

        Vazhdo vazhdo, lista e bandave eshte e gjate. Pse nuk permend banden kryesore te Elbasanit banden Cela apo ke frike. Dy bandat qe permendi ka marre lumi, jane shperbere, vetem puplat u kane mbetur. Ky i Celajve eshte i lire me bekimin e Policise dhe i jep urdhra Don Agasit.

        Lini një Përgjigje