
Në 12 vite, pasi i zhvat, pasi i dëbon nga Shqipëria del në fushatë dhe i përçmon me dajre e tepsi dhe duke i cilësuar pijanecë...
Në 12 vite në pushtet, kjo qeveri ka dhënë çdo dëshmi se është më e keqja e këtyre 34 viteve. Në 12 vite kjo qeveri me në krye Edi Ramën nuk ka nisur dhe përfunduar asnjë vepër të rëndësishme infrastrukturore.
Në 12 vite, projektet e nisura nga Qeveria Berisha, Edi Rama i mori dhe në mënyrën më abuzive i dhjetëfishoi kostot.
Në 12 vite qeverisje kjo mazhorancë në mënyrë kapilare shkarkoi modelin e 5D. Vjedhje 100% te fondeve publike.
Në 12 vite, arritja e kësaj qeverie është kriminalizimi i çdo sektori ekonomik ku ndonëse eksportet kanë qenë çdo vit në rënie monedha Euro ka pësuar zhvlerësim rekord. Kjo vetëm për shkak të eurove të drogës dhe korrupsionit.
Në 12 vite, pasi i zhvat, pasi i dëbon nga Shqipëria del në fushatë dhe i përçmon me dajre e tepsi dhe duke i cilësuar pijanecë.
Partia Demokratike, kryetari i sajë Sali Berisha ka dëshmuar se të parin ka qytetarët dhe ka program ekonomik. Ndaj që të mos marrë vlerë shprehja “S’keni parë gjë akoma” mendohuni mirë kujt ia besoni të ardhmen.
Lini një Përgjigje