TAGS-AT E JAVËS

Forum30 Dhjetor 2024, 11:17

K'cimi i karrikeve në haremin e Sali Berishës, (Katovicës)!

Shkruar nga Azgan Haklaj
K'cimi i karrikeve në haremin e Sali
Deputetat e PD duke kërcyer

Kështu përfundojnë të gjithë ata si Gaz Bardhi, Tabakja e Gjekmarkaj me shokë të cilët parashutuan në PD duke përfituar mandate, poste e ofiqe pa asnjë kontribut të qenësishëm.

Sahanlëpirësit lindin të lirë e përfundojnë skllevër!

Dy ditë më parë një tufë lavjerrësish politikë të drejtuar nga Gazmend Bardhi u panë të eksituar tek kërcenin si të harbuar një këngë të nongratës Sali Berishës (Katovica)!

Çuditërisht aty kishte ardhur dhe "martiri" i mosbindjes civile Agron Gjekmarkaj, Padër Gjeka i Markajve edhe ky duke kërcyer me majat e këmbëve së bashku me Jorida Tabakun.

Në pamje të parë nuk ka asgjë të keqe.

Një atmosfere feste e në prag të festave të fund vitit!

Ajo që të bën përshtypje është kënga shoqëruese e cila ndezi konkurencën se kush do ta hidhte më bukur "Kcimin"e vendit (Tropojes),

Natyrisht kur je person publik e politik edhe detajet më të vogla do shikohen.

Këta eunukë politik si Gaz Bardhi, Tabaku e Gjekmarkaj i kanë akoma me bojë të patharë deklaratat e tyre e përbetimet kundër Sali Berishës dhe enturazhit të tij.

Mirëpo Berishës i erdhi rasti ti depersonalizojë deri aty sa jo vetëm të lëpijnë pështymën e tyre por si një baletmaestro politik i futi në radhë të hidheshin në kërcim në majë të takave që të mirekomportoheshin përpara Marshallit.

Shfaqje të tilla denatyrimi njerëzor e politik mund të shohësh vetëm në.festat e Kim Yong-ut.

Halli i "kërcimtarëve" është lehtësisht i lexueshëm.

Me anë të këtyre xhesteve të shpifura servile e depersonalizuese deri në neveri ata mendojnë të sigurojnë një skutë në listat e errëta të Sali Berishës.

Kështu përfundojnë të gjithë ata si Gaz Bardhi, Tabakja e Gjekmarkaj me shokë të cilët parashutuan në PD duke përfituar mandate, poste e ofiqe pa asnjë kontribut të qenësishëm.

Qëndrueshmëris e stoicizmi në parimet konservatore demokratike është portreti i një demokrati të vërtetë,

Ndërsa butakët pa asnjë vërtebër e shtyllë kurrizore kërcejnë në tokë e në degë për të siguruar lemoshvën e radhës.

Nejse nuk ke si të mos ndihesh keq kur sheh butafori të tilla që përdhosin kauzat e pastra të demokratëve.

Memet që po mbysim rrjetet për shoë menët e vonuar të Foltores më kujtojnë një shprehje të vjeter të vendlindjes time që portretizon më së miri kërcimin e Gaz Bardhit & Co :

Luaje vallen more Shosh, n'daç me hatër, n'daç me zor".

deputetet e pd duke kercyer

Lini një Përgjigje