I pakënaqur me pretendimin se departamenti i drejtësisë po e persekuton, Trump po pretendon se Joe Biden dëshiron tani vdekjen e tij. Për këto arsye, këta 12 burra dhe gratë nga Nju Jokur do të marrin këtë javë një vendim shumë të rëndësishëm...
Këtë javë, 12 njujorkezë do të luajnë një rol shumë të rëndësishëm në përcaktimin e rezultatit të zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në SHBA. Për javë të tëra, ata kanë pasur një rol në ‘cirkun’ e ri që ka ardhur në këtë qytet: gjyqi i Donald Trump, për një shumë parash që u pagua për t’i mbyllur gojën dikujt.
Për javë të tëra, ata e kanë gjetur veten të zhytur në botën e rrëmujshme të një playboy të dikurshëm, të një manjati pronash dhe të një presidenti të SHBA-së për një mandat. Gjithçka ka rrjedhur si në një turne golfi, gropë pas grope, me akuza nga më të ndryshmet, nga kalimi i një nate të nxehtë (i mohuar nga Trump) me aktoren e filmave porno Stormy Daniels, tek miqtë e dikurshëm, detyra e të cilëve ishte të rregullonin punët për të.
Ndërkohë disa nga dramat më të mëdha janë shfaqur me dëshminë e avokatit të dikurshëm të Trump, Michael Cohen. Rrugëtimi i tij i ngjan transformimit nga një kone e vogël në një qen të madh sulmues. Pra nga personi që zbatonte të gjitha porositë e Trump tek armiku i betuar i ish-presidentit; në njeriun që me fjalët më profane të mundshme, ka përshkruar se si donte ta shihte pas hekurave ish-shefin e tij.
Për prokurorinë ai ishte dëshmitari kryesor, por me shumë dritë-hije. Sepse Cohen është dënuar se ka gënjyer Kongresin, ka vuajtur në burg për sjelljet e tij, ndaj është një dëshmitar me një besueshmëri të dyshimtë. Ndaj dëshmitë e tij duhej të trajtohen me kujdes nga prokuroria.
Cohen i tha gjykatës se ishte një kriminel i dënuar, pasi kishte bërë gjëra të këqija me urdhër dhe në emër të ish-punëdhënësit të tij, Donald J.Trump. Ekipi i mbrojtjes së Trump e sulmoi atë, duke e akuzuar për vjedhjen e fondeve të Organizatës Trump, akuzë që Cohen e pranoi në seancë.
Më pas u dëgjua një dëshmitar në krahun e mbrojtjes, Robert Costello, një tjetër ish-avokat i Trump, i cili vendosi të tallej me gjykatësin e çështjes Juan Marchon. Ai tha me ironi “Sa mirë!”, kur Marchon pranoi një kundërshtim të prokurorisë.
Ky gjest solli momentin më dramatik të gjyqit, kur gjyqtari urdhëroi që salla të boshatisej, që Costello të kuptonte se kush ishte drejtues i procesit. Atëherë çfarë ndodh kur 12 burrat dhe gratë që janë detyruar ta durojnë këtë spektakël, do të mblidhen për të marrë vendimin e tyre?
Unë kam folur me dikë këtë javë, që ndoshta e njeh Trumpin më mirë se shumica e njerëzve në Nju Jork. Ai më tha se Trump është një figurë aq polarizuese, saqë ai mendon se është e paimagjinueshme që të mos ketë të paktën një person në juri që ta urrejë atë aq shumë sa të votojë pro shpalljes fajtor dhe dënimit të tij, pavarësisht nga provat që janë paraqitur para gjykatës.
Dhe anasjelltas, në mënyrë të pashmangshme do të ketë të paktën një person që do të votojë për të shfajësuar nga akuzat. Nëse supozimi i tij do të jetë i saktë, atëherë do të jetë një juri e përçarë dhe Trump dot të shmangë burgun.
Pjesa ime më e ndriçuar, dëshiron të thotë se ky do të jetë një rast klasik i një vendimi ku humbasin të gjitha palët:ky proces i inskenuar, ka qenë poshtërues për një ish-president, i cili ndonjëherë i ka treguar peshën e moshës së tij të thyer duke dremitur në sallën e gjyqit.
Por nga ana tjetër ka zbuluar aspektet më pak të këndshme të jetës së tij, dhe mënyrën e keqe sesi vepron. Për prokurorinë do të ngrihen pyetje se përse prokurori i rrethit, Alvin Bragg, e ndoqi penalisht ish-presidentin në mënyrën që e bëri. A ishte keq-raportimi i 130 mijë dollarëve të paguar për heshtjen e Stormy Daniels pak para zgjedhjeve të 2016-ës aq serioz sa u trajtua si një vepër penale, që mund të përfshinte edhe dënimin me burg?
Por në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me Donald Trump, s’ka vend për mendjemadhësi. Ai është një tip i lojërave me shumën zero. Nëse një juri do të jetë në mëdyshje, do të fitojë dhe do të humbë prokurori special Bragg. Në fakt, do të humbte jo vetëm ky i fundit, por i gjithë sistemi amerikan i drejtësisë, nga Joe Biden tek Prokurori i Përgjithshëm dhe Departamenti i Drejtësisë.
Ish-presidenti do të përçante kundërshtarët e tij, ndërsa besnikët që e rrethojnë do t’i përforcojnë deklaratat e tij. Nëse Trump lirohet nga akuzat, më lejoni të bëj një parashikim: ai nuk do ta bëjë këtë as me përulësi, dhe as me hir. Dhe për bazën e lëvizjes MAGA (Make America Great Again), do të jetë një arsye tjetër për të mos besuar drejtësinë dhe demokracinë amerikane.
Po të mos ishte për këtë sagë të dhimbshme gjyqësore, do të fokusohesha më shumë tek kandidati i Trump për postin e zv/presidentit. Senatorët shkojnë nëpër studiot televizive dhe refuzojnë t’i përgjigjen pyetjes në dukje të padëmshme “A angazhoheni të pranoni rezultatin e zgjedhjeve të këtij viti?”.
Unë do të kisha shpenzuar më shumë kohë mbi Nikki Haley-n, e cila e mundoi jo pak Trumpin kur po garonte për nominimin nga Partia Republikane, dhe tani thotë se do të votojë pro tij në nëntor. Dhe ndoshta mund të ndalesha në e-mailin që Trump i ka dërguar mbështetësve të tij këtë javë, duke pretenduar se gjuha e përdorur në një urdhër-kontrolli të FBI-së, i zbatuar në vitin 2022 si pjesë e hetimit të dokumenteve të klasifikuara që mbaheshin në rezidencën private të Trump në Mar- a-Lago, tregoi se presidenti Biden donte që agjentë të armatosur ta qëllonin atë.
I pakënaqur me pretendimin se departamenti i drejtësisë po e persekuton, Trump po pretendon se Joe Biden dëshiron tani vdekjen e tij. Për këto arsye, këta 12 burra dhe gratë nga Nju Jorku do të marrin këtë javë një vendim shumë të rëndësishëm./Përshtati Pamfleti nga “The Independent”
Lini një Përgjigje