
Kjo që shohim është një gjë e domosdoshme që tregon se Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Britania po e vijojnë me vendosmëri reformën në drejtësi, sepse tani është e njohur që Shqipëria duhet të shpëtojë nga korrupsioni i lartë shtetëror i cili kërkonte të fundoste Shqipërinë dhe shqiptarët.
Krahas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, edhe Britania e Madhe u angazhuar që, krahas financimit të autostradës Durrës - Prishtinë, ajo do t'i japë Shqipërisë edhe ndihmesë financiare për vijimin e reformës në drejtësi, duke trajnuar gjyqtarë e prokurorë.
Prandaj...
Zhvillimi integral i Shqipërisë tashmë ka filluar.
Sepse...
Kjo që shohim është një gjë e domosdoshme që tregon se Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Britania po e vijojnë me vendosmëri reformën në drejtësi, sepse tani është e njohur që Shqipëria duhet të shpëtojë nga korrupsioni i lartë shtetëror i cili kërkonte të fundoste Shqipërinë dhe shqiptarët, por edhe nga krimi i organizuar i ndihmuat edhe ky nga bashkëpunimi i tij me korrupsionin e lartë shtetëror..
Në këtë kohë historike gjithçka po shkon në favor të Shqipërisë. Dhe koha po i ndihmon shqiptarët që tani, ata, të dalë nga kthetrat e fatkeqësisë historike, po shkojnë drejt zhvillimit modern, kudo, në të gjitha fushat.
Por Reforma në Drejtësi, e përfunduar plotësisht, do të jerë suksesi ynë historik për të hyrë në Bashkimin Evropian.
Sepse aty e kemi pasur vendin prej shekujsh.
Jemi nga popujt më të vjetër në Evropë, dhe autoktonë të palëkundur në trojet tona.
Lini një Përgjigje