TAGS-AT E JAVËS

Forum 4 Shtator 2024, 18:31

Janë hajdutë të shqiptarëve, jo ‘oligarkë’: Gjergj Lucës të akuzuar për vjedhje e trafiqe, Rama i ka dhënë pronat e shtetit

Shkruar nga Endri Shabani
Janë hajdutë të shqiptarëve, jo ‘oligarkë’:
Rama-Luca

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani ka reaguar ashpër ndaj oligarkut të peshkut Gjergj Luca. Ky i fundit kishte datëlindjen pak ditë më parë dhe shumë media shpreheshin se e festoi me fasule. Por Endri Shabani ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale. Sipas tij, ata nuk janë oligarkë, por hajdutë. 

Nisma Thurje është i vetmi grupim politik, e theksoj I VETMI grupim në Shqipëri, që ka patur guximin të kallëzojë në SPAK oligarkët, duke nisur nga Vlora Marina, tek përfitimet me tokat në bregdet dhe me fondet e BE-së.

Mirëpo kjo gjë nuk ua mbush syrin disa të rinjve, të cilët, të rritur në inkubatorin e Kinostudios, kujtojnë se guxim është t'i quash hajdutët e shqiptarëve 'oligarkë'

Thonë psh filani është 'oligark' edhe marrin një pozë heorike, a thua se i vunë gjoksin topit, dhe me kaq e përfunduan detyrën  patriotike. Pa përmendur as se çfarë ka vjedhur oligarku dhe pa patur guximin ta denoncojnë në prokurori vjedhjen.

Jo, mor jo. T'i quash hajdutët 'oligark' iu bën nder.

Merr përshembull Gjergj Lucën, që pavarësisht se ka bërë disa herë burg për vjedhje, dhe është akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, është konsideruar nga Rama si investitor strategjik, duke i dhënë me vendim qeverie mijëra metra katrorë prona të ushtrisë në Elbasan, Gramsh, Përrenjas, Maliq, Shën Gjin dhe Lezhë.

Mirëpo, pasuria e shqiptarëve nuk i mjafton. Halli i tij është se askush nuk i referohet si 'oligark'.

Përpiqet i shkreti të bëjë video dhe postime ku e quan veten 'oligarku', ndërton biznese që i quan 'oligarku', apo bën fushatë ku i thotë njerëzve të votojnë për oligarkët, por pa sukses.

Dhe në fakt, për nga përfitimi me prona publike apo me ndihmë eknomike nga shteti, ai e meriton të futet në të njëjtën listë me të tjerët, por njerëzit vazhdimisht e harrojnë kur flasin për oligarkët.

Dhe atë kjo e shqetëson jashtë mase, siç duket edhe nga ky postimi më i fundit, ku flet për 'drekën e oligarkut'.

Kështuqë i bëj thirrje heronjve të Tiktokut, që nëse nuk e kanë guximin për t'i çuar në SPAK, apo për t'i denoncuar me fakte, janë të mirëkuptuar sepse të përballesh me këta kërkon këllqe.

Por të paktën mos hiqen sikur iu kanë bërë gjëmën duke i përmendur si 'oligarkë'. Në fakt iu kanë përkëdhelur sedrën, sepse ata në fakt janë thjeshtë hajdutë.

Janë hajdutë të shqiptarëve, jo ‘oligarkë’:

 

 

Lini një Përgjigje