TAGS-AT E JAVËS

Forum17 Prill 2023, 10:28

Humbja e gjyqeve në Arbitrazh, qeveria shqiptare në krizë për avokatë

Shkruar nga Elton Qyno
Humbja e gjyqeve në Arbitrazh, qeveria shqiptare në krizë
Edi Rama

Që kur qeveria është bërë të ketë nevojë për një zyrë avokatie të denjë dhe sukseshme në gjykatën e Arbitrazhit, kuptohet qartë se në vend punët nuk janë mirë në aspektin ligjor.

Ndërhyrja e qeverisë përmes shkeljes së rregullave, duke impunuar tek kontratat konçesionare të dhëna prej saj, presion, dhunë dhe kërcënime, ka sjellë zgjerimin e listës së padive kundër Shqipërisë në Gjykatën e Arbitrazhit.

Lista është e gjatë, dhe bashkë me të sigurisht dhe kërkesat miliona euroshe që synohen të meren nga buxheti i shtetit, janë të mëdha.

Në raport me vendet e tjera të rajonit, shteti shqiptar ka aktualisht mbi dhjetë çështje në arbitrazh, ndërkohë që vendet e rajonit kanë diku tek 2-3 çështje.

Ajo që tashmë dihet është se vetëm brenda dy muaj, në vitin 2021, buxhetit Shqiptar, i janë faturuar mbi 150 milionë euro, nga gjykatat ndërkombëtare e arbitrazhit.

109 milionë euro të Bechettit, dhe 44 milionë dollarë të kompanive Copri dhe Aktor, që u kontraktuan në vitin 2012 nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan.

Por qeveria shqiptare e ka një plan.

Për të ulur numrin e padive fituese, Avokatura e Shtetit, prej datës 11 prill 2023, ka çelur një procedurë tenderuese, me qëllim zgjedhjen e një zyre avokatie, që do përfaqësojë interesat e Shtetin Shqiptar në gjykatën e Arbitrazhit.

Prej datës 5 Prill, Avokatura e Shtetit, ka ngritur një komision për zhvillimin e procedurës të kontraktimit, ku njofton për fillimin e procedurës së përzgjedhjes së avokatit/studios së avokatisë vendase ose të huaj, duke ftuar të paraqesin interesin së bashku me ofertën përkatëse.

Objekti i kontratës është:“Përfaqësimi dhe mbrojtja e interesave në çështjen e Arbitrazhit Ndërkombëtar “Ad Hoc” sipas rregullave të “UNCITRAL”.

Tani që do zgjedhim dhe avokatin e ri, të shpresojmë nëse qeveria do fitojë gjyqet në arbitrazh.

Humbja e gjyqeve në Arbitrazh, qeveria shqiptare në krizëHumbja e gjyqeve në Arbitrazh, qeveria shqiptare në krizë

arbitrazhi qeveria shqiptare

Lini një Përgjigje

Forum