TAGS-AT E JAVËS

Forum20 Gusht 2023, 20:17

Histeria e kullave

Shkruar nga Ola Xama

Histeria e kullave

Fillimisht vendoset plani se si do të zhvillohet një hapësirë, pyeten komunitetet nëse e duan këtë zhvillim, krijohet infrastruktura që qytetarët të bashkëjetojnë sa më mirë brenda këtij mjedisi si për parqet, lulishtet, ajrin dhe shërbimet komunitare, e më pas shtrirja dhe zgjerimi bëhet në propocion të drejtë me kërkesën që vjen nga komuniteti që do të jetojë aty ose banorët e rinj.

Ka qytete të ndërtuara mirë dhe të ndërtuara keq. Arkitektura, godinat, ambientet e banimit dhe shërbimit, lidhen me kulturën që ka një shoqëri ndaj dhe shpesh ato përbëjnë kuriozitet për studiuesit dhe turistët. Qyteti dhe ndërtimi i tij lidhen drejtpërdrejt me mënyrën e jetesës, vizionin e të ardhmes dhe domosdoshmërisht lenë gjurmë në atë që një popull do të jetë pas disa vitesh. Mirë apo keq, duam apo nuk duam, duhet të pranojmë se në sasi, në Shqipëri po ndërtohet gjatë dhjetëvjeçarit të fundit më shumë se në çdo periudhë tjetër, madje më shumë edhe se gjatë ndryshimit të sistemeve, siç ishin vitet e para pas rënies së komunizmit.

Ndërtimi nuk është vetëm sektori që dominon ekonominë e vendit, por strukturat e reja që po ngrihen, do të caktojnë nesër stilin dhe mënyrën e jetesës së qytetarëve. Për të mos dalë nga këto korniza, shtetet që dikur kanë eksperimentuar duke ia lënë në dorë disa njerzve zhvillimin e qytetit tashmë kanë vendosur rregulla. Fillimisht vendoset plani se si do të zhvillohet një hapësirë, pyeten komunitetet nëse e duan këtë zhvillim, krijohet infrastruktura që qytetarët të bashkëjetojnë sa më mirë brenda këtij mjedisi si për parqet, lulishtet, ajrin dhe shërbimet komunitare, e më pas shtrirja dhe zgjerimi bëhet në propocion të drejtë me kërkesën që vjen nga komuniteti që do të jetojë aty ose banorët e rinj.

E gjithë kjo fjali njihet ndryshe me një term që e dëgjojmë shpesh: urbanizim. Por çfarë jemi duke bërë në Tiranë, a po urbanizojmë apo vetëm po ndërtojmë? Gjurma që po krijojmë sot është shumë e rëndësishme te përcaktimi i të ardhmes së qytetit, e ndaj diskutimet për këtë temë nuk duhet të rreshtin.

ola xama kullat ne tirane

Lini një Përgjigje